Plagosen dy persona në autostradën Tiranë-Durrës

Tiranë-Dy persona janë plagosur, me armë zjarri në autostradën Tiranë-Durrës. I plagosur ka mbetur Xhevair Bajraktari, pronari i një lavazhi si dhe një kalimtar i rastit. Policia arrestoi pak minuta pas ngjarjes personin e dyshuar si autor të plagosjes së dyfishtë.
Mësohet se shtetasi Bajram Çeku ka qëlluar me armë zjarri mbi shtetasin Xhevahir Bajraktari, ndërkohë që i plagosur mbeti edhe një person që po kalonte rastësisht aty. Po kështu nga ana e forcave të policisë është bërë i mundur shoqërimi i disa personave, të pranishëm në vendin e ngjarjes.
SHEKULLI
Add new comment