“100 arsye për të mos votuar Berishën”, Spahiu: Shteti i Berishës takson sëmundjen

Në kuadër të nismës “100 arsye për të mos votuar Berishës”, Partia Socialiste sulmoi qeverinë për sistemin shëndetësor. Deputetja ePS-së Klodiana Spahiu akuzoi kreun e qeverise për taksim të sëmundjes , me vendosjen e taksës 10% . “Vetëm 57 ditë na ndajnë nga 23 qershori, dita kur shqiptarët me votë të bashkuar do të largojnë kryeministrin e rrënimit të vendit, Sali Berishën. Pas 8 vitesh dështimesh dhe premtimesh boshe sektori i shëndetësisë gjendet në ditën e tij më të keqe. Sali Berisha premtoi se do të rriste me 60 % buxhetin për shëndetësinë; se do te vendoste praktikat më të sigurta në luftën ndaj korrupsionit; se do të hiqte TVSH-në për mallrat dhe shërbimet shëndetësore në sektorin privat. Sali Berisha jo vetëm mashtroi, por prej 1 marsit 2011 vendosi taksën 10 % për barnat dhe shërbimet shëndetësore. Sot çdo shqiptar i duhet t’i paguajë këtij shteti edhe 10 % më shumë për shëndetin, shteti i Berishës takson sëmundjen; çdo prind me fëmijë të sëmurë i duhet t’i paguajë 10 % me shumë këtij shteti që nuk i siguron asnjë shërbim cilësor; çdo pensionisti i duhet të paguajë 10 % më shumë për ilaçet; çdo i papunë që është në kushtet e mbijetesës i duhet t’i paguajë 10 % më shumë shtetit që e ka braktisur. Një tjetër rekord i qeverisjes të Sali Berishës në këto 8 vite: listat e borxheve në farmacitë shqiptare. Një fenomen ky i qeverisjes të Sali Berishës: borxhe për bukën e gojës, borxhe për ilaçet e për shëndetin. Sali Berisha premtoi se do ofronte sigurim shëndetësor për çdo qytetar shqiptar, që nuk është në gjendje t’i paguajë. Sot shqiptarët janë vetë dëshmitarë të këtij mashtrimi. Sot që flasim në fshat nga 1 milion 380 mijë shqiptarë vetëm 50 mijë janë të siguruar. Shqiptarë në fshat apo në qytet u duhet të përballojnë vetë kosto të larta e shërbime shëndetësore,” tha Spahiu.
MAPO
Add new comment