Basha: Bashkia, jo ‘repart politik’, por shërbim ndaj qytetarëve

Postuar në 27 Prill, 2013 08:41

 

TIRANE- Bashkia e Tiranes ka perfunduar sot rrugen “Ilia Dilo Sheperi”, ne Selite, ndersa kreu i saj, Lulzim Basha ka garantuar banoret se Bashkia nuk eshte me nje ‘repart politik’ por punon ne interes te qytetareve. Kjo rrugë lidh dy zona të rëndësishme dhe me impakt në reduktimin e trafikut, Selitën me segmentin e ri të Unazës së Madhe. “Rruga është ndërtuar me të gjithë parametrat që ne premtuam, duke përfshirë jo vetëm infrastrukturën publike por edhe zëvendësimin e avllive të vjetra me kangjella, çka nuk është vetëm pjesë e zbukurimit të rrugës por edhe pjesë e një modeli të ri qytetërimi, një modeli të ri bashkëfqinjësie midis banorëve të komunitetit dhe natyrisht një kontribut në shtimin e vlerës së pronës për të gjithë banorët e kësaj zone. Kjo është një përqasje e re që Bashkia e Tiranës po aplikon anembanë qytetit” –tha Basha. Sipas tij, Bashkia sot ka zgjedhur t’u shërbejë qytetarëve, pasi vetë qytetarët më 8 maj e refuzuan Bashkinë si repart politik dhe zgjodhën bashkinë që do u shërbejë atyre. “Kjo është një zgjedhje që Bashkia e Tiranës ka bërë, pikë së pari një zgjedhje për t’u shërbyer qytetarëve, për t’u shërbyer atyre kudo ku jetojnë është një zgjedhje e ndërgjegjshme për ta zhvendosur Bashkinë e Tiranës nga një “repart politik”, siç ishte deri më 8 maj në njësi shërbimi ndaj qytetarëve. Kjo zgjedhje është e mundur, sepse qytetarët zgjodhën vetë që Bashkinë e Tiranës ta kenë për veten e tyre dhe jo për axhendat politike .Duke u kujtuar banorëve të kësaj zone se produkti që shohim sot është një zgjedhje dhe jo një rastësi, uroj që qytetarët e Tiranës sa herë të gjenden para mundësisë për të zgjedhur, të zgjedhin më të mirën për veten e tyre dhe të mos gabohen nga fjalët, por të shikojnë veprat” – tha ai.  PANORAMA

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.