Arkiv-Lajme të përditësuara

Halimi: Do reformojmë burgjet. Në burgjet private do të vuajnë dënimin personat që dënohen deri në 5 vjet

Postuar në 28 Prill, 2013 10:52

 

Ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi bëri të ditur se qeveria do të angazhohet përgjatë muajit maj në reformën e burgjeve private. Përmes një publikimi në faqen e tij zyrtare në “Facebook”, ministri Halimi theksoi se në burgjet private do të vuajnë dënimin personat që dënohen deri në 5 vjet, të cilët konsiderohen persona me rrezikshmëri të ulët.

Meta-emigrantëve: Votoni për integrimin

Postuar në 28 Prill, 2013 10:51

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, nga Athina i bëri thirrje emigrantëve që të vijnë të shumtë që të votojnë për rotacionin “e domosdoshëm” politik të vendit. 

Në një sallë entuziaste të mbushur plot, Meta apeloi: “Më 23 qershor, ejani dhe votoni për një Shqipëri europiane. Aleanca jonë Europiane do të garantojë vende të reja pune, do të çojë përpara procesin e integrimit europian”.

Emërimet nepotike dhe familjare të qeverisë Berisha

Postuar në 28 Prill, 2013 02:26

 

Rama: Berisha manipuloi INSTAT për papunësinë, shifrat alarmante

Postuar në 28 Prill, 2013 02:24

 

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama, gjatë prezantimit në Vlorë të programit për Rilindjen deklaroi se vendi po vuan nga mungesa e investimeve dhe papunësia.

“Sipas INSTAT, në Shqipëri janë humbur 51 mijë vende pune brenda 4 viteve. Ndërkohë Kryeministrit iu deshën 13 vjet qëndrim në pushtet për të kuptuar rëndësinë e arsimit profesional. Moszhvillimi i këtij lloj arsimi ka sjellë sot papunësinë rinore. Të rinjtë dhe të rejat e këtij vendi kanë mbaruar shkollat dhe janë të papunë sepse shkolla që kanë mbaruar ata nuk i duhet tregut shqiptar”, tha Rama.

MARRËVESHJA, TREGUES SE BE E MERITOI NOBELIN

Postuar në 28 Prill, 2013 02:21

 

Marrëveshja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, që u arrit javën e kaluar, i ka entuziazmuar diplomatët europianë.

Pavarësisht se Baronesha Catherine Ashton, po shfaqet mjaftë e kujdesshme duke thënë se nuk duhet gëzuar para kohës dhe se duhet pritur implementimin, diplomati suedez Carl Bildt, ka shkruar në Twitter, se marrëveshja është tregues se BE e ka merituar çmimin për paqe që iu nda nga Komiteti I Nobelit vitin e kaluar.

“Po marrëveshja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë tregon se BE vërtetë e ka merituar Çmimin Nobel për Paqe” ka shkruar Bildt.

Rama premton Korridorin e Kaltër: Do zgjidhim çështjen e pronësisë në bregdet, s’do e lëmë të bëhet Bathore

Postuar në 28 Prill, 2013 02:20

 

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, deklaroi nga Vlora se kjo qeveri po abuzon me shifrat e punësimit në vend. Ai përmendi rastin e INSTAT, që fillimisht deklaronte se kanë humbur 51 mijë vende pune në katër vjet dhe pas denoncimit nga opozita, e hoqi këtë shifër, duke e bërë 9 mijë vende pune të humbura në katër vjet.

Rama tha se kjo qeveri vetëm po kopjon programin e PS.

Kriza greke kërcënon rajonin

Postuar në 28 Prill, 2013 02:17

Kriza greke ka prekur rëndë edhe ekonominë shqiptare.Rreziku i saj vazhdon të mbetet evident dhe kërcënon ekonomite e gjithë rajonit. 

Ky eshte konkluzioni i një debati të hapur politik të organizuar në Athine nen kujdesin e federates se shoqatave shqiptare ne Greqi. I pranishem ne kete debat ishte edhe ekonomisti Anastas Angjeli.

Kërkohej për grabitje me armë, arrestohet

Postuar në 27 Prill, 2013 14:32

 

TIRANE- Policia ka arrestuar nje shtetas te kerkuar per grabitje me dhune dhe me arme.

Sipas te dhenave te para te policise, i ndaluari eshte shtetasi Arber Doda, i akuzuar per se paku gjshte grabitje.

Mesohet se ndaj ketij shtetasi Gjykata e Durresit kishte caktuar masen e sigurise ‘burg pa afat’, nderkohe qe ai u ndalua ne nje hotel ne kryeqytet ku edhe strehohej per t’i shpetuar policise.

 

 

PANORAMA

Basha: Strehim për 14 familjet e dëbuara, verifikim për pretendimet mbi pronën

Postuar në 27 Prill, 2013 14:30

 

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha ofroi strehim për 14 familjet që u nxorën nga shtëpitë prej vendimit të gjykatës. Në grevë me banorët edhe një grua që pretendon pronësinë

 

Berisha: Rama u përpoq të bllokojë zgjedhjet, nuk ka riformatim të KQZ-së

Postuar në 27 Prill, 2013 14:29

 

Kryeministri Sali Berisha, gjatë përurimit të impiantit të ujërave të zeza në Shëngjin, deklaroi se kjo vepër ka një rëndësi jetike për këtë pjesë të vendit.  ”Me investimin 12 milionë euro plazhet në këto zona do të shfrytëzohen më shumë”, tha Berisha.

Kreu i Qeverisë  premtoi që në katër vitet e ardhshme të përmirësojë infrastrukturën nëpër shumë qytete dhe fshatra të vendit.

Nga Shëngjini, Kryeministri sulmoi edhe kryetarin e opozitës Edi Rama, të cilin e akuzoi se tentoi të verë në kolaps institucionin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara