MARRËVESHJA, TREGUES SE BE E MERITOI NOBELIN

Postuar në 28 Prill, 2013 02:21

 

Marrëveshja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, që u arrit javën e kaluar, i ka entuziazmuar diplomatët europianë.

Pavarësisht se Baronesha Catherine Ashton, po shfaqet mjaftë e kujdesshme duke thënë se nuk duhet gëzuar para kohës dhe se duhet pritur implementimin, diplomati suedez Carl Bildt, ka shkruar në Twitter, se marrëveshja është tregues se BE e ka merituar çmimin për paqe që iu nda nga Komiteti I Nobelit vitin e kaluar.

“Po marrëveshja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë tregon se BE vërtetë e ka merituar Çmimin Nobel për Paqe” ka shkruar Bildt.

Në fakt Bildt në këtë mënyrë e ka komentuar një shkrim të botuar të gazetarit Tim Judah në “Bloomberg” i cili ka shkruar se në një kohë kur të gjithë janë duke e diskutuar vlerën e BE’së, marrëveshja Kosovë – Serbi, demonstron se çmimin Nobel që fitoi blloku vitin e kaluar është meritor, dhe se është më e rëndësi që ky Union të ruhet edhe nëse dështon valuta e përbashkët euro.

 

 

 

EXPRESS

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.