Gjykata e Lartë, Ligjet shqyrtojnë dekretet

TIRANE- Komisioni i Ligjeve ka shqyrtuar dy dekretet e Presidentit, Bujar Nishani për vendet vakante në Gjykatën e Lartë.
Admir Thanza dhe Tom Ndreca janë dy kandidaturat e dekretuara pak dite me pare nga kreu i shtetit, qe i jane nenshtrohen sot nje seance degjimore para komisionit.
Kreu i Komisionit, Rusmali ka deklaruar se kandidaturat e dekretura nga presidenti plotesojne kriteret, nderkohe qe deputeti i PS-se, Majko ka kerkuar te respektohen procedurat dhe te hidhen kandidaturat ne votim.
Admir Thanza ka qenë anëtar i gjykatës Kushtetuese, ndërsa Tom Ndreca është gjyqtar në Gjykatën e Apelit të Tiranës.
Dekretet u shoqeruan me reagimin e kreut te opozites, i cili ironizoi vendimin e Nishanit per zgjedhjen e Tom Ndreces, sipas tij, te shperblyer pas betejes gjyqesore per Bashkine e Tiranes. Madje Rama, shkroi ne Twitter se njesoj si ai mertonte te shperblehej edhe Sashenka, e cila luftoi po njesoj si Ndreca.
“O President mos harro Sashenkën se nuk ishte Toma më shumë hero sesa ajo në luftën për Bashkinë e Tiranës që Tomën ta shpërbleni e Sashenkën jo!”, – ka shkruar Rama.
PANORAMA
Add new comment