Berisha të rinjve: Lexoni sa më shumë letërsi shqiptare

Kyeministri Sali Berisha u ka bërë thirrje të rinjve sot që të lexojnë sa më shumë letërsi shqiptare. “Ju këshilloj të bëni cdo gjë për të pasur raportin më të ngushtë me librin. Kur vështroj pas fëmijëria ime ka qenë më e ndryshme, por i them vetes kam pasur fat të madh që kam pasur pasion librin. Dhe ku vështroj pas arrij në përfundimin se nuk kam pasur aleat më të fuqishëm se libri. Në periudhën time nuk ishte e thjeshtë të gjejë libra të mirë, sot e tërë letërsia e botës gjendet në librari dhe bibliotekat e vendit. Kam qenë student dhe ishte vështirë të merrnin një libër se merreshin vetëm me autorizime se ishin të ndaluara. Asgjë nuk i shërben njeriut me shumë se libri. Një këshillë miqësore: Duhet të lexoni sa më shumë letërsi shqiptar. Unë ua them këtë sepse nëse ka një fushë ku ne duhet të jemi krenar është letërsia. Sot kemi shkrimtar dhe poetë të rangut botëror. Unë nuk jam kritik letrar, por ju siguroj se Kadareja sot është njëri prej më të mëdhenjve ndofta dhe më i madhi. Kemi monumente letërsie dhe ngrihet në të gjithë lartësitë, por nuk është vetëm ai, por janë dhe shumë të tjerë”, tha Berisha . Ai u shpreh sot gjatë një bashkëbisedimi me mësues dhe nxënës në shkollën “Ibrahim Hasmema” në Petrelë konfirmoi se në qendër të programit të mazhorancës është rinia. “Programi ynë do ketë ne qendër të rinjtë dhe te rejat, shkollimin, punësimin, një jetë cilësore dhe të ardhme evropiane. Ne kemi tek ju mbështetjen kryesore ndaj ndjehemi krenar dhe do bëjmë gjithcka që të shndërrojmë në realitet ëndrrat tuja për ju, familjen tuaj dhe vendin”, tha Berisha.
MAPO
Add new comment