Tiranë, tentojnë ti nxjerrin jashtë godinës, policia përplasje me banorët. Breçani debaton me deputetët e PS

Tension dhe momente dhune kanë shoqëruar tentativën e përmbaruesve për nxjerrjen jashtë një godine të disa familjeve, që banonin prej vitesh në rrugën “Margarita Tutulani” në zonën e Tiranës së Re. Rreth 14 familje janë konfliktuar me policinë private dhe përmbaruesit, pasi nuk pranuan të lirojnë godinën.
Situata është tensionuar dhe policia ka qëlluar në ajër për të shmangur përplasjen e mëtejshme. Ndërkohë pesë deputetë të Partisë Socialiste kanë debatuar me zëvendësdrejtorin e policisë së Tiranës, Erzen Breçani, pavarësisht se është pezulluar për dhunën ndaj operatorit të Top Channel. Ai ka debatuar me deputetët dhe u ka kërkuar të largohen.
Rreth 14 familje që banojnë në një objekt tek pranë shkollës “Petro Nini Luarasi” kanë refuzuar të dalin nga godina, pasi sipas tyre personi që pretendon pronësinë, ka dokumente të falsifikuara dhe sipas tyre është person me pushtet.
SHQIP
Add new comment