KQZ, miraton kërkesën e PR-së

TIRANE- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur mbledhjen e sotme me kerkesen e perfaqesuesit ligjor te PS-se per heqjen nga rendi i dites te kërkesës se paraqitur nga Partia Republikanë, për zëvendësimin e anëtarëve të LSI-së në komisionet e niveleve të dyta të administrimit të zgjedhjeve.
Kryetarja e KQZ ka thene se nuk ka asnje argumentin ligjor per heqjen e kesaj kerkese nga rendi i dites.
“Kjo nuk ka lidhje me afatin e regjistrimit te koalicioneve”- tha Lleshi, duke sqaruar se “KQZ nuk e shqtrton te lidhur kete ceshtje te rendit te dites me ceshtjen e koalicioneve”.
Pas shqyrtimit, KQZ ka miratuar kerkesen e PR-se, ndërsa përfaqesuesi ligjor i LSI-se, Ylli Manjani ka braktisur mbledhjen.
KËRKESA
“Panorama” sqaronte ne nje shkrim te sotem kerkesen e bere nga PR. Largimi i Lëvizjes Socialiste për Integrim nga koalicioni i maxhorancës, sipas kërkesës së depozituar në KQZ, thuhet se ka prishur balancën e baraspeshimit politik në komisionet e niveleve të dyta. Për rrjedhojë, ndarja e KZAZ-ve më datë 7 janar të këtij fillimviti duhet ndryshuar, duke i krijuar mundësinë forcës së dytë të maxhorancës që të bëjë propozime për komisionerë.
“Kërkesën e saj Partia Republikane e mbështet në fakti se Lëvizja Socialiste për Integrim, e cila deri tani është radhitur si parti e shumicës parlamentare, ka bërë të njohur publikisht daljen e saj nga partitë që i përkasin shumicës parlamentare. Në këto kushte, sipas kërkesës së Partisë Republikane, kjo parti renditet e dyta ndër partitë që i përkasin shumicës parlamentare dhe i lind e drejta të propozojë anëtar në KZAZ, KQV dhe GNV”, thuhet në relacionin e KQZ-së.
Sipas KQZ-së, dy partitë sipas renditjes së zgjedhjeve të 2009, PR dhe PDIU, kanë të njëjtin numër mandatesh në Parlament, por duke iu referuar rezultateve, del se partia e Mediut ka 17 mijë vota më shumë dhe për këtë arsye renditet forca e dytë, pas largimit të LSIsë.
“Nisur nga fakti se partia Lëvizja Socialiste për Integrim deklaroi largimin e saj nga grupi i partive që i përkasin shumicës parlamentare, rezulton se vendimi i KQZ-së, nr. 1, datë 7.01.2013, pjesërisht nuk u përgjigjet më rrethanave apo kushteve konkrete, duke u bërë njëkohësisht edhe pengesë për rregullimin e mëtejshëm të marrëdhënieve juridike, pasi me kushtet e reja të krijuara prish pikërisht baraspeshimin politik shumicëopozitë në përbërjen e KZAZve”, thuhet në relacionin e KQZ-së, kus shtohet më tej se KQZ-ja, si organi që ka bërë ndarjen midis forcave politike, ka të drejtë të bëjë ndryshimet e nevojshme në KQZ.
PANORAMA
Add new comment