Krerët e PSE bekojnë ribashkimin e së majtës

http://gazeta-shqip.com/lajme/wp-content/themes/gazeta-e-re/...); background-color: rgb(255, 255, 255); color: rgb(85, 85, 85); line-height: 19px; background-position: 0px 20px; background-repeat: no-repeat no-repeat;">
Edi Rama dhe Ilir Meta kanë zgjedhur Shkodrën, bastionin e Partisë Demokratike, për të lidhur paktin e bashkimit të partive në koalicionin e ri të pagëzuar si “Aleanca e Shqipërisë europiane”
Aleanca e opozitës
Fatjona Mejdini
Shkodra dje u bë epiqendër e rëndësishme e politikës kombëtare dhe rajonale. Kjo jo vetëm për marrëveshjen e lidhur nga Rama dhe Meta, por dhe për mbajtjen e një konference rajonale të Partive Socialiste Europiane. Në këtë konferencë merrnin pjesë drejtues të rëndësishëm të së majtës rajonale si dhe përfaqësues të partive socialdemokrate europiane. Konferenca e djeshme u hap me një mesazh në video të presidentit të Partive Socialiste Europiane, Sergei Stanishev, i cili përshëndeti evenimentin ku parti të rëndësishme të Internacionales u bashkuan në emër të integrimit të Shqipërisë. Pas nënshkrimit të marrëveshjes, Rama dhe Meta u përgëzuan dhe nga ish-presidenti i Serbisë, Boris Tadiç, eurodeputetja sllovene, Tanja Fajon, zëvendëskryetari i grupit socialist në Parlamentin Europian, Libor Roucek, dhe personalitete të tjera të cilët ishin mbledhur në këtë konferencë rajonale. Më pas, kreu i PS-së, Edi Rama, u nis drejt Budvës së Malit të Zi, ku në një darkë zyrtare të shtruar nga kryeministri malazez Milo Gjukanoviç, për nder të eurodeputetëve dhe liderëve socialistë, foli për bashkëpunimin rajonal dhe nevojën për të lënë pas gjuhën e ashpër të së shkuarës dhe nacionalizmat, duke hapur një kapitull të ri bashkëpunimi. Në darkën zyrtare të shtruar nga Gjukanovic, nga LSI-ja merrte pjesë sekretari për marrëdhëniet ndërkombëtare, Ralf Gjoni.
Shkodra
Zgjedhja e Shkodrës për të nënshkruar marrëveshjen e bashkëpunimit mes Ramës dhe Metës nuk është zgjedhur pa arsye. E para mendohet se është ajo elektorale, pasi Shkodra konsiderohet ende si bastion i së djathtës dhe dhënia e një rëndësie të tillë nga dy liderët kryesorë të së majtës duket se forcon elektoratin e majtë në këtë qytet. Arsyeja tjetër është konferenca rajonale e PSE në Malin e Zi, por që për shkak të nënshkrimit të marrëveshjes mes dy forcave të majta, një pjesë e saj u zhvillua në Shkodër. Në qytetin më të madh të Veriut, konferenca nisi me fjalën e regjistruar të presidentit të PSE-ve, Sergei Stanishev, i cili theksoi arsyen se pse nuk ishte i pranishëm, si pasojë e zgjedhjeve të parakohshme në Bullgari. Ai theksoi mbështetjen e PSE-ve jo vetëm për të majtën në vend, por dhe për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Eruopian. “Më lejoni t’ju siguroj që Partia e Socialistëve Europianë, Kryesia e saj, të gjithë organet tona statutore, janë të përkushtuara ndaj zgjerimit të Bashkimit Europian dhe procesit të anëtarësimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Ju e dini që PSE është partia më e përkushtuar ndaj zgjerimit dhe ne e kemi provuar këtë gjatë procesit të zgjerimit, përfshirë rastet e Bullgarisë dhe Rumanisë”, tha kreu i PSE-së.
Budva
Pas përfundimit të takimit në Shkodër, Edi Rama është nisur drejt Budvës për të marrë pjesë në darkën zyrtare të shtruar nga kryeministri i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç për nder të mbajtjes së konferencës rajonale të PSE-ve. Në darkë merrnin pjesë personalitetet më të larta të Malit të Zi, si dhe liderë rajonalë si Boris Tadiç etj. Në fjalën e tij në këtë darkë zyrtare, Rama ka theksuar faktin se vendet e rajonit duhet të rrisin bashkëpunimin në kuadër të projekteve europiane. Ai shtoi se janë me shumë interes projektet për energjetikën dhe ato të turizmit. Madje kryetari i opozitës deklaroi se në vendet e rajonit duhet të zbusnin tendencat nacionaliste, që sipas tij vijnë nga varfëria dhe mungesa e perspektivës. Në emër të LSI-së, sekretari për marrëdhëniet ndërkombëtare, Ralf Gjoni, ka përmendur vizitën e Metës në Beograd rreth dy vite më parë, si një shembull i mirë i bashkëpunimit dhe integrimit rajonal. Ai tha se është e rëndësishme që barrierat e ndasive mes vendeve ballkanike të bien.
Ironia
Berisha: Të majtën e themeluan serbët
Kryeministri Berisha ka ironizuar dje zgjedhjen e Shkodrës nga Rama dhe Meta për të nënshkruar marrëveshjen e tyre të bashkëpunimit. Në një takim të mbajtur në njësinë numër 4 në Tiranë, në kuadër të Ditës së Tokës, Berisha ka theksuar se në Shkodër është firmosur epitafi i “Rilindjes mavi”. Ai ka bërë një paralelizëm mes formimit të Partisë Komuniste në vitin 1941 dhe kësaj aleance, ku ka spekuluar me praninë e Boris Tadiç në konferencë. “Për koincidencë apo ironi të fatit, pikërisht ata që ua themeluan partinë në nëntor të vitit 1941, jua rithemeluan atë në prill të vitit 2013. Gazetarët dhe kronikanët e partive të tyre, që po kërkonin me ngulm në çdo qoshe, dhomë, madje dhe tualet të ndërtesës hijet e Dushan Mugoshës apo Bllazho Jovanovicit si dëshmitarë të aktit të rithemelimit, u qetësuan kur mësuan se në mungesë të tyre, aktin e rithemelimit të ‘Partisë rozë mavi’ e kishin formuluar me kujdesin atëror Vojo Koshtunica dhe Oliver Mugosha. Ndërsa për himnin e këtij akti, Rama kishte zgjedhur Marshin mbi Kosovën të Goran Bregoviç”, theksoi Berisha, deklaratë të cilën më pas e shpërndau dhe në rrjetet sociale.
SHQIP
Add new comment