Protesta para shtëpisë së Islamit, 5 vetë në procedim penal. Mes tyre, Jeta Seitaj, kreu i Njësisë 5

Postuar në 20 Prill, 2013 14:56

 

TIRANE- Policia ka nisur procedimin penal per pese persona, pas protestes se organizuar pak dite me pare para shtepise se deputetit Katriot Islami.

 Sipas policise mesohet se ne hetim eshte vene kryetarja e minibashkise numer 5, Jeta Seitaj, nderkohe qe po procedohen penalisht kryetarja e Partisë Socialiste të Njësisë Nr.5, Violeta Kila , kryetarja e Forumit të Gruas Socialiste për Tiranën, Blerina Gjylameti si dhe shtetasit Ilir Lila, 52 vjeç dhe Kristaq Piluri 59 vjeç.

Te gjithe keta shtetas jane identifikuar nga imazhet filmike, marre gjate protestes para baneses se Islamit.

Sipas policise, keta shtetas ne bashkepunim me te tjere per te cilet po punohet per identifikimin, me date 16 prill rreth ores 18.00 ne rrugen “Dora D’Istria” kane protestuar para hyrjes se pallatit ku banon deputeti i Kuvendit, shtetasi Kastriot Islami, pas votes se tij ne Kuvend, ne kundershtim me deputetet e PS-se. “Organizimi dhe pjesemarrja ne grumbullime e manifestime te paligjshme“ dhe “Prishje e qetesise publike”, jane dy akuzat qe rendojne mbi te proceduarit.  PANORAMA

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.