Atentati ndaj Fangajt, hetim investimit në Velipojë

Projekti 42 milionë dollarësh për fshatin turistik. Si u ekzekutua në Tiranë ish-homologu i tij, 14 vjet më parë, akt për të cilin u akuzua Dritan Dajti Atentati ndaj presidentit të “Besa Konstruksion” ende nuk ka autor dhe as motive. Edhe pse policia e Shkodrës ka intensifikuar hetimet në lidhje me ngjarjen e dy netëve më parë, thuajse asnjë emër të dyshuari nuk ka vënë në listën e gjurmimit si person që ka qëlluar mbi Besnik Fangajn, 46-vjeçarin nga fshati Bardhaj i Shkodrës, i cili u qëllua teksa dilte nga makina e tij për të shkuar në shtëpi. Referuar të dhënave të policisë bëhet me dije se janë shoqëruar me dhjetëra persona për të mësuar hollësi mbi krimin e rëndë që ka goditur biznesin, por asnjë prej tyre nuk është mbajtur si i dyshuar për plagosjen e rëndë. Ekspertët kanë hapur dosje të shumta për të mësuar së paku shkakun, ndërkohë që pritet përmirësimi i gjendjes së Fangajt për të mësuar ndonjë fakt që mund të çojë tek autorët ose te porositësit e asaj tentative eliminimi. Kështu, policia ka shtrirë hetimin e saj deri në Tiranë, ndërsa në sitën e tyre gjenden të gjitha aktivitetet e “Besa Konstruksion”. Fangaj bëhet i dyti person që drejton kompaninë e fuqishme të ndërtimit “Besa” që shënjestrohet për tu eliminuar. Ndërsa i pari humbi jetën në vendin ku po ndërtonte një pallat shumë vite më parë në Tiranë, akt për të cilin u akuzuar se e kreu Dritan Dajti, vrasje që në të vërtetë Dajti nuk e pranoi kurrë, Fangaj për fatin e tij mundi t’i shpëtonte sipërmarrjes së atentatorëve. Blutë e Shkodrës, vijojnë të jenë të habitur me sulmin për eliminimin e tij, pasi emri i biznesmenit Fangaj rezulton të jetë i papërfshirë në asnjë rast kriminal në qytetin e tronditur kohëve të fundit nga atentate të njëpasnjëshme.
Projekti i fshatit turistik
Në një projekt të përcaktuar për të nisur punimet për ndërtimin e fshatit turistik në Velipojë, skedon si personin e vetëm juridik pikërisht Besnik Fangajn, biznesmenin e njohur në Shkodër, i cili mësohet se ka derdhur është shumën e duhur për blerjen e truallit. Në shkresën e projektit për ndërtimin e fshatit turistik, sipërmarrje e gjitha e “Besa Konstruksion” që drejtohej nga Fangaj mësohet se ka një sipërfaqe prej 44.000 metra katrorë ndërkohë që në projekt janë të përcaktuara edhe të gjithë përqindjet me të cilën do të ndahej sipërfaqja e Polifiksuar në zonën e plazhit të Velipojës. Referuar të dhënave të projektit, të cilat janë edhe pjesë e faksimiles, shikohet se sipërfaqja e truallit të ndërtimit është 200 m larg bregut të detit ndërsa mësohet se shumica prej ndërtesave do të ishin 3-4-5 kate, secila. Kështu në projekt përcaktohen edhe normat e ndërtimit, si 40 përqind e sipërfaqes duhet të ishin banesa, 20 për qind sipërfaqe e gjelbër, pjesa tjetër rrugë, parking dhe hapësirë për fëmijët. Bazuar në të dhënat e projektit saktësohet se 11.000.000 dollarë janë hedhur vetëm për tokën, ndërkohë që sponsorizimi i pjesës tjetër kap shifrën e 31 milionë dollarëve, me një kosto të përgjithshme 42 milionë dollarë. Ky projekt gjigand, i pari i këtyre përmasave në zonën e Veriut, që është marrë përsipër pikërisht nga personi që u shënjestrua të eliminohej nga atentatorë ende të panjohur nga policia e Shkodrës dhe ajo e Shtetit. Sërish, ashtu si edhe në rastin e Lulzim Kokës, policia dyshon se mbi Fangajn kanë qëlluar njerëz të paguar, paçka se nuk gjendet ende asnjë motiv për të.
"Dritan Dajti"
Ekzekutimi i pronarit të parë të “Besa Konstruksion"
Agim Beqa, ishte personi i parë që u njoh si presidenti i “Besa Konstruksion”. Ai u ekzekutua teksa po qëndronte në afërsi të hapjes së themeleve të një pallati në Tiranë, plot 14 vite më parë. Burri u ekzekutua në sy të vëllait të tij, sot drejtues i shoqërisë “Besa Konstruksion” në Tiranë, Besnik Beqa. Personat që e qëlluan ishin të maskuar. Dy vite më vonë, policia dhe vetë vëllai i biznesmenit të ekzekutuar thanë së vrasjen e kishte kryer një i ri me emrin Dritan Dajti. Ishte hera e parë, që emri i studentit të Juridikut do të niste të ngjiste “shkallët” e një karrierë të çuditshme, për tu bërë sot e asaj dite, mbase një nga emrat më ta lakuar në vend. Dritan Dajti arrestohet, gjykohet dhe dënohet, ndërkohë që nuk pranon për asnjë moment të ishte autor i atij krimi. Ndërsa Prokuroria dhe Gjykata orvateshin ta bindnin Dajtin për vitet e burgut që e prisnin për atë vrasje, Dajti arriti të realizojë arratisjen më spektakolare që kishte parë vendi ynë në atë kohë. Arratiset në Gjykatë për tu arrestuar i plagosur në një ngjarje të rëndë dhe të përgjakshme, me pesë të vrarë, 6 vite më vonë.
SHEKULLI
Add new comment