Mallakastër, hyjnë për të vjedhur, i zoti i shtëpisë vret njërin nga hajdutët

Postuar në 21 Prill, 2013 03:51

 

Një person ka mbetur i vrarë me armë zjarri në fshatin Ngracie të Mallakastrës pasi kishte shkuar për vjedhur në një banesë dhe është qëlluar nga i zoti i shtëpisë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:00 pas mesnatës së djeshme, kur 4 hajdutë kanë shkuar për të vjedhur në shtëpinë  e Ylli Kapllanajt, në fshatin Ngracie të Mallakastrës, por i zoti i shtëpisë ka reaguar duke qëlluar me armë në drejtim të tyre prej nga ka mbetur i vrarë një prej grabitësve.

Sipas policisë, viktima ndodhet në morg dhe është ende i paidentifikuar, ndërkohë që është shoqëruar në komisariat Kapllanaj dhe po punohet për identifikimin dhe kapjen e tre personave të tjerë që kanë hyrë në shtëpinë e tij për të vjedhur.

 

 

SHQIP

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.