Çitaku: Serbia i tha JO marrëveshjes

BRUKSEL- Ministrja e Integrimit Evropian, Vlora Çitaku, përmes Twitter-it ka bërë me dije se pala kosovare ka pranuar propozimin e Ashton, ndërkaq ajo serbe ka kundërshtuar, duke kërkuar ndryshime të reja në propozim-marrëveshjen për përmirësim të marrëdhënieve Kosovë-Serbi.
“Kosova është e gatshme ta pranojë propozimin e Ashton, ndërsa Serbia tha JO. Serbia dëshiron propozime të reja ndërsa Kosova nuk pranon ndryshime tjera. Kaq”, ka shkruar Çitaku në profilin e saj në Twitter.
Nërkaq, bisedimet mes Kosoves dhe Serbise po vazhdojne me ndermjetesimin e Baroneshes, Catherine Ashton.
PANORAMA
Add new comment