Sequi: Për BE e rëndësishme të zhvilloni zgjedhje me standarte

Postuar në 18 Prill, 2013 08:09

Ambasadori i BE-së në vendin tonë  Ettore Sequi  u shpreh sot se zgjedhjet do të jenë një test për funksionimin e institucioneve. Ai I bëri apel politikës për të zhvilluar zgjedhje të  lira, të ndershme dhe me standard. “Për Bashkimin Europian është thelbësore që zgjedhjet të zhvillohen sipas standardeve evropiane. Është me rëndësi themelore për BE pasi ky do të jetë një test për një funksionim sa më të mirë të institucionet demokratike”, tha ai. Sequi apeloi pavarsi për institucionet dhe duke u ndalur tek KQZ-ja, komentoi se do ndjekë procesin.“Një mesazh tjetër që Baronesha Ashton dha është rëndësia e pavarësisë së institucioneve dhe ndërtimi i besimit dhe konfidencës tek votuesit. Sipas pikëpamjes sonë për këtë kanë nevojë shqiptarët për një proces që bazohet tek besimi, konfidenca dhe standardet”, tha ai.

 

 

 

MAPO

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.