ZYRTARËT PRESIN MARRËVESHJEN

Postuar në 19 Prill, 2013 03:37

 

Lulzim Peci nuk do të dërgohet në Beograd e as Dejan Pavicevic në Prishtinë, nëse Kryeministrat nuk nënshkruajnë marrëveshjen gjithëpërfshirëse për normalizim raportesh. Ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj, ka thënë se gjithçka varet nga ajo se çfarë do të ndodhë në Bruksel.

Lulzim Peci ka gjasë të që mos e gëzojë “privilegjin” që të jetë zyrtari i parë kosovar në Beograd.

Shkëmbimi i tij dhe Dejan Paviceivicit, si zyrtarë ndërlidhës në Prishtinë dhe Beograd nuk do të ndodh në rast se dy palët nuk arrijnë të nënshkruajnë marrëveshjen gjithëpërfshirëse për normalizim raportesh, në Bruksel.

“Është çështje krejtësisht politike, në rast se nuk ndodh nënshkrimi i marrëveshjes gjithëpërfshirëse si dhe ratifikim i saj në Kuvend nuk ka se si të ketë as shkëmbim, pra gjithçka varet prej asaj çka vendoset në Bruksel mes Kryeministrave”, ka thënë burime të Express.

Pajtimin për shkëmbim të zyrtarëve ndërlidhës Kryeministri Hashim Thaçi dhe homologu i tij serb Ivia Dacic e kanë dhënë qysh në dhjetorin e vitit të kaluar, gjatë raundit e tretë të bisedimeve për normalizimin e raporteve.

Zbatim të këtij pajtimi ndërkaq nuk ka as pesë muajve.

Zyrtarisht, arsyen për këtë nuk e kanë dhënë zyrtarët e Ministrisë së Jashtme e cila propozoi Ambasadorin Peci, për zyrtar në Beograd.

Ministri Enver Hoxhaj, i ka thënë Gazetës shumë shkurt përmes telefonit se gjithçka varet nga marrëveshja në Bruksel. “Gjithçka varet prej marrëveshjes”, ka thënë Hoxhaj, për Express.

Shkëmbimi i zyrtarëve është paraparë të bëhet me lehtësimin e BE’së, që po e ndërmjetëson edhe dialogun.

Ndërsa as Serbia në Prishtinë dhe as Kosova në Beograd nuk do të hapnin zyrat e tyre, porse zyrtarët ndërlidhës do të punonin në Zyrat e BE’së.

Pajtimi verbal i Kryeministrave ndërkaq asaj kohe ishte proklamuar si hap drejt njohjes së Kosovës nga ana e Serbisë.

Për këtë, Thaçi madje pati vendosur që njëri nga ambasadorët ekzistues të Kosovës të emërohet si zyrtar në Beograd. Kreu i Qeverisë madje nuk hezitonte se sa herë që zinte në gojë shkëmbimin e zyrtarëve, të përzgjedhurit të ekzekutivit t’i referohej vetëm si Ambasador.

 

 

 

EXPRESS

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.