Qeveria, dritë jeshile importimit të 3600 ton mbejte plastike çdo vit

Postuar në 18 Prill, 2013 14:28

 

Këshilli i Ministrave ka autorizuar sot shoqërinë “Ansa” importimin e mbetjeve të polietilenit. 

Sasia e mbetjeve të importit do të jetë 3600 ton në vit dhe do të importohen nga Maqedonia, Kosova, Mali i Zi dhe vendet e tjera të Bashkimit Europian. Transporti i këtyre mbetjeve do të bëhet me rrugë tokësore dhe detare. Autorizimi i shoqërisë “Ansa” nga qeveria erdhi si pasojë e vendimit nr.825 më datë 13.10.2010 të Këshillit të Ministrave. Për miratimin e listave të mbetjeve që lejohen të importohen, për qëllime “përdorimi, riciklimi dhe përpunimi", të ndryshuar. 

Ambalazhimi i tyre të bëhet në paleta, i presuar ose në thasë plastikë.

Vendimi i qeverisë i referohet nenit 100 të Kushtetutës, të pikës 2, datë 05.09.2002. Për mbrojtjen e mjedisit; të ndryshuar, dhe të pikës 2, nenit 49, datë 22.09.2011. Për menaxhimin e integruar të mbetjeve me propozimin e ministrit të Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave. Kjo ministri për të siguruar mbrojtjen e mjedisit dhe shëndetit publik do të kontrollojë procesin e riciklimit të mbetjeve nga kompania e autorizuar për 1 vit, pasi ky vendim të kalojë në Fletoren Zyrtare.

 

 

 

SHEKULLI

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.