Arkiv-Lajme të përditësuara

FULE NDËRMJETËSON DIALOGUN

Postuar në 14 Prill, 2013 03:16

 

Komisioneri për Zgjerim i BE-së, Stefan Fule do të jetë ndërmjetësues i ri në bisedimet në mes Kosovës dhe Serbisë.

“Udhëheqësja e diplomacisë së BE-së, Catherine Ashton ka përfunduar rolin e saj të ndërmjetësueses në bisedimet në mes Prishtinës dhe Beogradit”, shkruan gazeta "Blic” duke u thirrur në burime diplomatike.

Sipas gazetës, ndërmjetësuesi i ri në negociata, sipas të gjitha gjasave do të jetë Stefan Fule, i cili edhe më parë ka qenë i interesuar për të marrë këtë rol, transmeton Telegrafi.

 

EXPRESS

Kurban në xhaminë e Dushkut, policia e raportoi ngjarjen si vetëvrasje

Postuar në 14 Prill, 2013 03:14

 

Nga Lindita Çela

E ka therur në mes të xhamisë dhe pasi është siguruar që ka dhënë shpirt, e ka kthyer për së mbari, sipas riteve myslimane, kokën nga perëndimi e këmbët nga lindja.

Mesditën e së shtunës, në mes të xhamisë së Komunës së Dushkut, gjaku i 86- vjeçarit është ende i patharë. Përreth pellgut të gjakut shihen qartësisht gjurmët e autorit të krimit, të ngjyera me gjak, e disa të tjera me baltë nëpër tapetin blu të xhamisë.  Pikërisht këtu, në mes të xhamisë, Xhelo Zeqiri ka gjetur i pari të therur Shemshi Muçën.

"PDIU-ja dhe AK-ja janë pengesë për të bërë koalicion me PS-në"

Postuar në 14 Prill, 2013 03:11

 

Plarent Shehu 

SHIK-u trafikoi karburantin për avionët e Millosheviçit në 1996

Postuar në 14 Prill, 2013 03:09

 

Urim Gjata, doganieri që denoncoi një vit më parë korrupsionin e frikshëm në Dogana, tashmë azilant në Suedi, ka rrëfyer për “Shekullin” një nga qindra episodet e abuzimeve të administratës së PD-së, atë të kontrabandës së karburanteve, pikërisht me vajgurin që përdorej nga avionët e ushtrisë serbe të përfshirë në konfliktet në Ish-Jugosllavi në vitet ’90.

Arrestohet mësuesi pedofil

Postuar në 14 Prill, 2013 03:08

Një mësues 63-vjeçar, me inicialet D.Gj është arrestuar nga policia Lezhës pasi ka tentuar të përdhunojë nxënësen e tij 15 vjeç, nxënëse e klasës së nëntë. 

Në këmbim të një note në anglisht, e ka joshur vajzën për të shkuar në shtëpine e tij dhe ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë. 

Mësuesi kërcënoi vajzën, duke i thënë se nëse do të tregonte do ta ngelte në klasë, por vajza ka treguar e më pas ka paditur në polici mësuesin që është arrestuar menjëherë.

 

TOP CHANNEL

PD: Aleanca e ngjalave, për t’i shpëtuar 21 janarit

Postuar në 13 Prill, 2013 13:28

 

TIRANE- Partia Demokratike tha sot se inkurajon drejtësinë si dhe garanton shqiptarët se, do të bëjë gjithçka për të nxjerrë para drejtësisë organizatorët dhe nxitësit e dhunës ndaj institucioneve, që sollën katër të vrarë më 21 janar.

Nëpërmjet një deklarate për shtyp, zëdhënësja e PD-së, Laura Vorpsi tha se Rama ka krijuar aleancën e ngjalave si aleancë shpëtimi për 21 janarin.

Sipas PD-së, tashmë  është e qartë se njeriu që manipuloi videon, që organizoi 21 janarin dhe që përdori dhimbjen e familjarëve të viktimave, po bën çdo gjë për t’i shpëtuar drejtësisë.

Ç’do të bëjë Berisha?

Postuar në 13 Prill, 2013 13:27

 

10 ditët e mazhorancës pa Ilir Metën. Kapja në befasi e Berishës nga ikja e aleatit që vendosi të prishë paktin 80 ditë parambylljes së marrëveshjes dhe lëvizjet për të treguar se mazhoranca ekziston. Arsyet e zgjedhjes së Halim Kosovës, Visar Zhitit dhe Florion Mimës, dhe pse Eduard Selami nuk u bë ministër i Jashtëm…

 

“Podesta”: Situata politike është e tensionuar. Presim “fishekzjarrë”

Postuar në 13 Prill, 2013 13:26

 

http://gazeta-shqip.com/lajme/wp-content/themes/gazeta-e-re/...); background-color: rgb(255, 255, 255); color: rgb(85, 85, 85); line-height: 19px; background-position: 0px 20px; background-repeat: no-repeat no-repeat;">

Email-i - John Anderson, një zyrtar i “Podesta Group”, u ka dërguar mediave ndërkombëtare një email ndaj situatës për ndryshimin e KQZ-së

Qosja: Politika e Berishës ka dobësuar bërthamën etike të jetës së kombit. Ai është vrasësi i 21 janarit

Postuar në 13 Prill, 2013 13:25

 

Akademiku Rexhep Qosja prezanton të enjten tjetër në Tiranë librin e tij publicistik “Shqipëria dhe Kosova- si janë dhe si duhej të jenë”.

Parathënien e librit e ka publikuar sot në GSH.

Pjesën e parë të librit e ka titulluar “Shteti, uzurpuesit dhe shpërdoruesit e tij”.

Thotë se gjithçka e ka vendosur rreth vrasjeve të 21 janarit.

Meta: Shkarkimet, politike

Postuar në 13 Prill, 2013 13:24

Në një takim me strukturat lokale në qytetin e Fierit kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta deklaroi se shkarkimet në administratë janë tërësisht politike dhe se që të gjithë do rikthehen. 

“Është përgjegjësia ime, i siguroj të gjithë ata që ndeshen me këtë hakmarrje primitive politike që më datë 24 qershor do të rikthehen atje ku ka qenë. Angazhimi ynë nuk ka të bëjë vetëm me mbështetësit e LSI-së, por me të ardhmen europiane të vendit”, tha Meta. 

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara