Arkiv-Lajme të përditësuara

Marrëveshja PS-LSI, ikën edhe drejtori i KESH

Postuar në 12 Prill, 2013 10:35

 

Drejtori i Përgjithshëm i Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare Engjëll Zeqo dha dorëheqjen e parevokueshme nga posti i tij dhe dorëheqja u pranua nga Këshilli Mbikëqyrës i kompanisë. Nuk bëhen të ditura shkaqet e dorëheqjes por është e kuptueshme që edhe kjo dorëheqje lidhet me marrëveshjen PS-LSI, e cila e largoi Lëvisjen Socialiste për Integrim nga qeveria dhe e bashkoi atë me opozitën.

Gjatë ditëve të fundit, punonjësit e emëruar nga LSI në të gjithë administratën shtetërore kanë dhënë dorëheqjen apo janë pushuar nga puna.

Dritan Prifti: Ju rrëfej takimet e mia me Ramën për kasetën

Postuar në 12 Prill, 2013 10:33

 

Deputeti Dritan Prifti, i mbetur i pavarur, rrëfen të fshehtat e videos që shkaktoi demonstratën e 21 janarit si dhe vendimin për zgjedhjet e ardhshme parlamentare

Nga Lindita Çela

Rama: Berisha, kamikaz i KQZ-së

Postuar në 12 Prill, 2013 10:30

Kreu i opozitës Edi Rama shprehu mirënjohjen për qëndrimet e Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Europian, për atë që Rama e cilësoi si një qëndrimin i qartë e të prerë, ndaj përpjekjes së marrë të Kryeministrit për të marrë me dhunë kontrollin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. 

Shkup, incident mes shqiptarëve e maqedonasve

Postuar në 12 Prill, 2013 04:12

 

SHKUP- Një incident i rëndë midis grupeve të rinjve maqedonas dhe shqiptare ka ndodhurnë afërsi të stacionit te autobusëve në Shkup.

Ministria e Punëve të Brendshme ka informuar mbi incidentin, duke theksuar se ka identifikuar një pjesë të autorëve të rrahjes së dhunshme dhe se janë ndaluar disa persona.

MPB ka nënvizuar se po vazhdon kërkimet edhe për personat e tjerë që janë përfshirë në incident.

Në këtë incident masiv janë dëmtuar edhe dy autobusë në afërsi të pompës së benzinës “Makpetrol”, që gjendet në afërsi të stacionit.

Meta: Më 21 janar isha në shtëpi, taksa progresive, problem për biznesin

Postuar në 12 Prill, 2013 04:10

 

Rama: Nëse preket KQZ, zgjedhjet do të kontestohen pa u mbajtur

Postuar në 12 Prill, 2013 04:08

 

Lideri i opozitës rrëfen në “Top Story” bashkimin me Metën

Sokol Balla

Lideri i opozitës, Edi Rama, ka paralajmëruar Kryeministrin Sali Berisha se nëse do të prekë KQZ-në, ai do të jetë përgjegjësi direkt për dështimin e zgjedhjeve, të cilat do të kontestohen edhe nga ndërkombëtarët, që para se ato të mbahen. Në një intervistë në emisionin “Top Story” në “Top Channel”, Rama rrëfeu edhe historinë e ribashkimit me Ilir Metën…

PD shtyn votimin. Skenari i PS për bllokimin

Postuar në 12 Prill, 2013 04:07

 

http://gazeta-shqip.com/lajme/wp-content/themes/gazeta-e-re/...); background-color: rgb(255, 255, 255); color: rgb(85, 85, 85); line-height: 19px; background-position: 0px 20px; background-repeat: no-repeat no-repeat;">

Pagat e gjyqtarëve - PS dhe PD bashkuan votat dje për të votuar draftin “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në RSH”, ku u miratua rritje e pagave për të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët

Sokol Olldashi: Ilir Meta është si Pal Mëlyshi

Postuar në 12 Prill, 2013 04:05

 

Nisin të ngrihen tensionet mes Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Përpara seancës së djeshme të Kuvendit, kryetari i LSI, Ilir Meta, deklaroi se sjellja e PD-së për ndryshimin e anëtarit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve është një sjellje diversantësh.

Menjëherë ka reaguar ministri i Transporteve, Sokol Olldashi, që e krahason Metën me Pal Mëlyshin.

“Dikush tha sot (dje) se Partia Demokratike ka sjellje politike prej diversanti. Çudi e madhe! Duket si gjykim prej Pal Mëlyshi”, shkruan Olldashi në Facebook.

SQAROHEMI BRENDA JAVËS

Postuar në 12 Prill, 2013 04:03

 

Deri në fund të kësaj jave presim të qartësohet pozicioni i Serbisë sa i përket marrëveshjes së ofruar nga BE’ja. Beogradi e ka kuptuar se nuk mund të ketë Republika Srpska në Kosovë dhe kompetenca shtesë për Asociacionin e komunave. Rusia nuk mund të përfshihet në dialogun mes dy palëve pasi kjo është e qartësuar me Rezolutën e OKB’së. Ministri i Jashtëm Enver Hoxhaj flet për Express.

Express: Sa janë shanset të nënshkruhet marrëveshje nga ana e Serbisë?

KQZ, Brukseli kundër Berishës

Postuar në 12 Prill, 2013 04:01

Nga Bosnja ku ndodhet në një vizitë me komisionerin Stefan Fyle, zëdhënësi i tij, Peter Stano, në një intervistë telefonike për “Top-Channel” deklaroi qendrimin e Komisionit Europian që po ndjek me shume shqetesim ngjarjet e fundit me tentativat per shkarkimin dhe zevendesimin e nje prej komisionereve te tij. 

Peter Stano nënvizoi faktin se sipas Kodit Zgjedhor shqiptar, organet e administrimit të zgjedhjeve duhen shkarkuar nga detyra në një mënyrë profesionale dhe të paanshme. Ato duhet të funksionojnë pa pengesa dhe në një mënyrë transparente e jo partizane.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara