Sokol Olldashi: Ilir Meta është si Pal Mëlyshi

Postuar në 12 Prill, 2013 04:05

 

Nisin të ngrihen tensionet mes Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Përpara seancës së djeshme të Kuvendit, kryetari i LSI, Ilir Meta, deklaroi se sjellja e PD-së për ndryshimin e anëtarit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve është një sjellje diversantësh.

Menjëherë ka reaguar ministri i Transporteve, Sokol Olldashi, që e krahason Metën me Pal Mëlyshin.

“Dikush tha sot (dje) se Partia Demokratike ka sjellje politike prej diversanti. Çudi e madhe! Duket si gjykim prej Pal Mëlyshi”, shkruan Olldashi në Facebook.

Mëlyshi ka qenë një nga agjentët më të njohur të Sigurimit të Shtetit, një komunist i flaktë./ep

 

 

 

TEMA

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.