Arkiv-Lajme të përditësuara
Rezoluta e PS, Rama “fton” në koalicion çamët
Teksti i moderuar i projekt-rezolutës për çështjen çame, e propozuar dje nga Rama, është përshëndetur nga Idrizi i PDIU-së dhe Lëvizja Çame. Madje kjo e fundit ka shprehur gatishmërinë për të organizuar takime të komunitetit çam me PS-në..
Këshilli Bashkiak miraton projektin për zgjatimin e bulevardit dhe rehabilitimin e lumit të Tiranës
Këshilli Bashkiak i Tiranës ka miratuar gjatë mbledhjes së sotme grantin prej 7 milionë eurosh që qeveria e Katarit ka dhuruar për financimin e projektin për zgjatimin e bulevardit të madh ‘Dëshmorët e Kombit’ dhe rehabilitimin e Lumit të Tiranës.
Me 29 vota pro, asnjë kundër dhe 20 abstenime bashkia e kryeqytetit i hapi rrugën firmës “Grimshaw Architects” LLP, e cila u shpall fituese në konkursin ndërkombëtare përballë disa konkurrentëve të tjerë.
Gjyqtarët dhe prokurorët kundër Halimit: Nuk mund të dënohen njësoj armëmbajtja pa leje me vrasjen
Gjyqtarët, prokurorët dhe avokatët, kanë dalë kundër propozimeve të ministrit të Drejtësisë, Eduard Halimi, për ashpërsimin e ligjit për disa vepra penale. Duke folur në Komisionin e Ligjeve, ata kanë thënë se propozimet e Halimit nuk janë të plota dhe shpesh herë bihen në kundërshtim me Kushtetutën.
Kreu i Shoqatës së Gjyqtarëve, Gerd Hoxha, është shprehur se rritja e krimit kohët e fundit kërkon një përgjigje të ashpër, por nuk mund të dënohen p.sh njësoj si ata që mbajnë armë pa leje, si ata që kryejnë vrasje.
Dhuna ndaj operatorit të TCH, pezullohet Breçani
Pezullohet nga detyra zv.Drejtori për Sigurinë Publike në Policinë e Tiranës, Erzen Breçani. Ai është autori i dhunës së ushtruar ndaj operatorit të Top Channel në ambientet e komisariatit numër 1 në kryeqytet pas përfundimit të ndeshjes Tirana-Skënderbeu.
Fullani raporton në Komisionin e Ekonomisë
TIRANE- Guvernatori i Bankes se Shqiperise, Ardian Fullani ka raportuar sot ne Komisionin e Ekonomise, per situaten ekonomike ne vend.
Sipas tij, edhe këtë vit rritja ekonomike do të jetë e ngadaltë, nderkohe qe papunesia, ne nivelin 13.3 për qind.
Berisha: Heqja e TVSH-së për qumështin, grurin dhe miellin rrënon fermerët
SHIJAK - Kryeministri Berisha ka sulmuar sot alternativën e Partisë Socialiste për heqjen e TVSH-së për qumështin, grurin dhe miellin, pasi, sipas tij, "kjo rrënon fermerët". Këtë e ka bërë gjatë një bashkëbisedimi me fermerë e blegtorë në Shijak, kryeministri Berisha. Ai i ka etiketuar propozimet e kreut socialist, Edi Rama edhe si "alternativa mavi".
Pas aleancës me LSI-në, deputetët e PS-së japin votat për dy kode
Shoqata Çamëria: Miratimi i rezolutës çame po zvarritet, të enjten në protestë
Shoqata Çamëria ka paralajmëruar mbajtjen e një proteste ditën e enjte përpara Parlamentit në shenjë proteste për mosmiratimin ende të rezolutës për çështjen çame. Sipas përfaqësuesve të kësaj shoqate, është shqetësues fakti që komisioni i jashtëm nuk po mblidhet sot dhe njëri prej relatorëve është duke bërë fushatë.
Fushata, hetohet ish-deputeti Sali Shehu. Fletëthirrje edhe për Kreshnik Spahiun
Fushata elektorale ka bërë që mazhoranca të ndërmarrë një sërë sulmesh ndaj eksponentëve të partive që janë kundër saj. Pas arrestimit të babait të Saimir Tahirit, sipas gazetës “Shqip”, kanë nisur hetimet edhe për ish-deputetin demokrat Sali Shehu, tashmë një prej figurave të rëndësishme të FRD-së.
Kallëzimi ndaj tij është bërë nga nënkryetari i KLD-së, Ervis Çefa, sipas të cilit, Sali Shehu kur punonte në KLD, ka marrë 24 rroga pa shkuar asnjë ditë në punë.
Referendum për mbeturinat
Shqiptarët do t'i drejtohen kutive të votimit më 22 dhjetor 2013 për të shprehur verdiktin e tyre nëse në Shqipëri duhet të improtohen mbetje për qëllime riciklimi. Datën e mbajtjes së këtij referendumi e dekretoi Presidenti i Republikës Bujar Nishani mesditën e së martës.
Nëpërmjet këtij referendumi, inicuar nga Aleanca Kundër Importit të Plehrave, synohet shfuqizimi i nenit 22, pika 3, dhe nenit 49 të ligjit nr.10463, miratuar në Parlament vetëm me votat e maxhorancës, datë 22.09.2011 “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”.