Fullani raporton në Komisionin e Ekonomisë

Postuar në 09 Prill, 2013 08:46

 

TIRANE- Guvernatori i Bankes se Shqiperise, Ardian Fullani ka raportuar sot ne Komisionin e Ekonomise, per situaten ekonomike ne vend.

Sipas tij, edhe këtë vit rritja ekonomike do të jetë e ngadaltë, nderkohe qe papunesia, ne nivelin 13.3 për qind.

“Viti 2012 ka qënë një vit i vështirë ekonomik dhe moti i keq reflektoi në uljen e eksporteve.  Gjatë këtij viti ka pasur rritje të vogël e pagave e cila ka reflektuar edhe në rritje të çmimeve. Rritja ekonomike ka qenë e ngadaltë, pati ulje të konsumit dhe të investimeve”- tha ai, duke shtuar se kjo situatë do të vijojë edhe gjatë këtij viti dhe papunësia do të jetë e njëjtë si vitin e kaluar në nivelin 13.3%.

Fullani tha me tej se deficiti buxhetor u ul si pasojë e uljes së shpenzimeve, nderkohe qe theksoi se janë rritur kreditë me probleme nga 18 deri në 22 %.

Ai keshilloi per kujdes me borxhin publik dhe kerkoi miratimin në Kuvend të  paketës me masat për sistemin bankar, pasi sipas tij është e rëndësishme kreditimi i ekonomisë.

Opozita, pas fjales se tij ka thene se shifrat e deklaruara per rritjen ekonomike nuk perkojne me ato te qeverise.

“Bode ka pretenduar për një rritje ekonomike prej 4.3 %, BSH deklaron një rritje vetëm 1.6 %. Banka e Shqipërisë thotë që punësimi nuk është rritur, kurse qeveria pretendon të kundërtën” thane deputetët e PS-së.

 

 

 

PANORAMA

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.