Arkiv-Lajme të përditësuara

Mbahet manifestimi i Aleancës Kuqezi

Postuar në 07 Prill, 2013 08:32

 

Me mijëra qytetarë u bashkuan në protestën anti-qeveri të Aleancës Kuqezi, mbajtur nga ora 11:00 përpara selisë së Kryeministrisë, në Tiranë.

Me sllogane, parrulla dhe një pjesëmarrje të numërt, mbështetësit e Aleancës Kuqezi, perkrahen nismën e kësaj lëvizje politike, për të rrëzuar qeverinë Berisha pa pritur zgjedhjet e 23 qershorit.

”Berisha është krimineli dhe tradhëtari më i madh i Shqipërisë”, deklaroi kryetari i “AK”-së, Kreshnik Spahiu, duke përsëritur tonet e tij të ashpra ndaj kreut të ekzekutivit shqiptar.

HISTORIA/ Ja se si u vra balerina, doli për të sqaruar grupet rivale

Postuar në 07 Prill, 2013 08:31

 

Nga Lindita Çela

Ka dalë për të qetësuar gjakrat mes djemve dhe ka gjetur vdekjen.

Sonila Dervishi është vrarë mëngjesin e së shtunës në ambientet e jashtme të lokalit “Dream City, në zonën e njohur si Kthesa e Kamzës.

26- vjeçarja është qëlluar me dy plumba e më pas ka gjetur vdekjen  në Spitalin Ushtarak. Zyrtarisht policia ka njoftuar për vrasjen e 26- vjeçares, por deri në orët e vona të darkës nuk ka pasur asnjë të dyshuar apo dhe të arrestuar për ngjarjen, megjithëse të pranishëm në lokal kanë qenë qindra veta.

Ngjarja

Rama fton Aleancën Kuq e Zi

Postuar në 07 Prill, 2013 08:30

Pas pozicionimit në të njëjtin koalicion me LSI-në , kryesocialisti Rama ka lëshuar një mesazh të qartë edhe për Aleancen Kuq e Zi, duke e ftuar të bëhet pjesë e të njëjtin front opozitar. 

”Unë uroj që edhe AK të jetë pjesë e këtij fronti dhe jam shumë i dëshiruar të theksoj deri në fund se në Shqipëri nuk do të përsëritet skenari i njohur i shumë diktaturave të korrupsionit, ku për t’i shpëtuar fronteve opozitare, krijohen parti radikale kundër vetvetes për të çoroditur votuesit”, tha Rama.

Rezoluta çame, Idrizi takim me dy relatorët

Postuar në 07 Prill, 2013 03:27

 

TIRANE- Kreu i PDIU-se, Shpetim Idrizi takohet sot me dy relatoret e perzgjedhur per Rezoluten Came, deputetin e PS-se, Qemal Minxhozi dhe ate te PD-se, Fatbardh Kadilli.

Takimi ka synim hartimin e nje drafti te ri per projekt rezoluten came, i cili pritet te shqyrtohet diten e marte ne komisionin e Jashtem parlamentar dhe vetem nese merr votat e nevojshme pritet te kaloje ne seancen plenare per votim.

Koalicioni PS-LSI, Ayala takon Metën: Lajm i mirë për vendin, gati për një axhendë fituese

Postuar në 07 Prill, 2013 03:26

 

TIRANE- Koalicioni parazgjedhor PS-LSI ka sjelle sot në Tiranë sekretarin e Përgjithshëm të Internacionales Socialiste, Luis Ayala, i cili ka zhvilluar takim me kryetarin e LSI-së Ilir Meta.

Sipas Metes, Ayla i ka pergezuar per inisiativen me te fundit qe ka te beje me nje koalicion te ri.

“Koalicioni synon rritjen e mundesive te se majtes se bashkuar per te pasur sukss dhe fitore ne zgjedhje dhe per te pasur mundesi per te kontribuar per sfidat qe vendi ka per te ardhmen, sidomos per pershpejtimin e integrimit evropian”- tha Meta.

“Koalicioni, veprim i mençur i Ramës, maksimizohet vota”

Postuar në 07 Prill, 2013 03:25

 

Plarent Sheu

Hiqet tatimi 10 për qind për shit-blerjen e tokës

Postuar në 07 Prill, 2013 03:23

 

Tatimi mbi shit-blerjen e pronave do të hiqet. Ministria e Financave po përgatit një draft për një tjetër ndërhyrje në ligjin e tatimeve. Pas miratimit të hartës së vlerës së tokave, e cila i pahi udhë shti-blerjes qeveria do të heqë tatimit mbi të ardhurat nga ky zë. Burime nga Ministria e Financave bëjnë të ditur drafti i ri ka për qëllim çlirimin e tregut të tokës, i cili ishte i bllokuar në 10 vitet e fundit. Efektet që do të japë ky vendin në buxhetin e shtetit nuk janë përllogaritur ende pasi drafti është në proces përgatitor, por pritet të jenë të ndjeshme. 

Aksident në Shkodër, 2 viktima

Postuar në 07 Prill, 2013 03:16

Një aksident i rëndë me dy të vdekur ka ndodhur në orët e vona të darkës në qytetin e Shkodrës. 

Viktimat janë një çift bashkëshortësh, Zenel Bajrami, 55 vjeç dhe Fatbere Bajrami, 48 vjeç, nga fshati Vukatan. 
Viktimat po udhëtonin me një motorr dhe në hyrje të qytetit në lagjen Bahçallëk janë goditur nga një automjet i tonazhit të lartë. 
Bashkëshortët kanë gjetur vdekjen për shkak të plagëve, ndërsa drejtuesi i automjetit është ndalur nga policia.

 

TOP CHANNEL

Serbi, të hënën seancë të jashtëzakonshme për Kosovën

Postuar në 06 Prill, 2013 13:50

 

Qeveria e Serbisë, të hënën do të mbajë një seancë të jashtëzakonshme, në të cilën do të diskutohen vendimet për dialogun me Kosovën.

Mediat në Beograd shkruajnë se konsultimet e autoriteteve më të larta të Serbisë, lidhur me këtë çështje, do të vazhdojnë edhe në fundjavë.

Nënkryetari i Qeverisë serbe, Rasim Lajiç, u ka thënë gazetarëve se të gjithë në qeveri pajtohen se propozimi që ka dhënë Brukseli për normalizim marrëdhëniesh me Kosovën, është i keq dhe nuk plotëson interesat e serbëve në Kosovë, sidomos të atyre në veri.

Koalicioni PS-LSI sjellë nesër Luis Ayala-n

Postuar në 06 Prill, 2013 13:49

 

Nesër, pas një sërë takimesh me personalitete që mbështesin aleancën parazgjedhore PS-LSI, dy krerët e majtë do të presin Sekretarin e Përgjithshëm të Internacionales Socialiste, Luis Ayala, i cili do të zhvillojë takime të ndara me dy liderët.

Zoti Ayala dhe kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, pritet të takohen në orën 09:30, dhe më pas pritet edhe një konferencë e përbashkët për mediat. Më pas, në orën 10:30 është parashikuar takimi me kryetarin e PS-së Edi Rama, në selinë rozë. 

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara