Arkiv-Lajme të përditësuara

Kombinat– Kinostudio, vijnë 20 autobusë të rinj

Postuar në 06 Prill, 2013 03:27

 

TIRANE- Për banorët e linjës së transportit Kombinat- Kinostudio vuajtjet do të marrin fund. Si një prej linjave më të amortizuara, Bashkia e Tiranës  tashmë ka përzgjedhur operatorin e ri që do të ofrojë shërbimin në këtë linjë.

Sipas njoftimit të Bashkisë, operatori do të sjellë fillimisht 20 autobusë tërësisht të rinj, me një kapacitet secili prej 100 vendesh, Linja do të nisë nga puna menjëherë, sapo të përfundojnë procedurat e licencimit.

Alarmi i daljes së parave jashtë. Banka, kontroll transfertave

Postuar në 06 Prill, 2013 03:25

 

Gjirokastër, eksploziv makinës së biznesmenit, arrestohet ‘eksperti’ i lëndëve plasëse

Postuar në 06 Prill, 2013 03:24

 

Policia e Gjirokastrës njoftoi mëngjesin e së shtunës se ka arrestuar një nga personat që vuri eksplozivin në fuoristradën e një biznesmeni.

Sipas informacioneve, personi i arrestuar është shtetasi Sazan Mana, nga Tepelena, i cili i vuri lëndën shpërthyese makinës së menaxherit të një lokali.

Burimet policore bëjnë me dije se Mana i përgatiste në mënyrë artizanale mjetet plasëse dhe i shpërthente ato në distancë me telekomandë.

Gjykata e Lartë pranon rekursin për Gërdecin, por shorti do rihidhet

Postuar në 06 Prill, 2013 03:23

 

E ndërsa të akuzuarit e vetëm të tragjedisë së Gërdecit janë të  lirë, Gjykata e Lartë pranon kundërshtimet e prokurorisë ndaj vendimeve për pafajësi dhe ulje dënimi të të akuzuarve të kësaj tragjedie, të dhënë nga Gjykata e Tiranës dhe ajo e Apelit.

Në mesditën e së enjtes, Gjykata e Lartë pranoi rekursin e Prokurorisë së Krimeve të Rënda duke caktuar si relator për të shqyrtuar dosjen voluminoze gjyqtarët Artan Zeneli, Shkëlzen Selimi, Edmond Islamaj, Aleksandër Musta dhe Gani Dizdari.

Thaçi: Pa marrëveshje, edhe Kosova humbëse

Postuar në 06 Prill, 2013 03:22

Prishtinë, 6 prill – Kryeministri Hashim Thaçi, tek ka folur para ministrave për raundin e fundit të dialogut politik Kosovë-Serbi, të premten, është përballur me pyetjen se kush do të fitojë në këtë proces. Ka dhënë një përgjigje krejt në fund të mbledhjes së Qeverisë.

“Nëse arrihet marrëveshja, fitues do të jenë dy palët. Nëse nuk arrihet marrëveshja, humbës do të jemi dy palët. Edhe Kosova e edhe Serbia”, ka thënë Thaçi. “Të gjithë do të jemi të dëmtuar”.

Vritet aksidentalisht 25-vjeçarja

Postuar në 06 Prill, 2013 03:20

Një vajzë 25-vjeçare ka humbur jetën pasi është qëlluar aksidentalisht me armë zjarri në orët e para të mëngjesit, në Tiranë. 

Burime policore bëjnë të ditur se Sonila Tafa është goditur nga plumbi gjatë një sherri mes disa të rinjve jashtë një klubi nate në periferi të kryeqytetit. 

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:00 dhe 25-vjeçarja ka ndërruar jetë pak më vonë në spital, bëjnë me dije burimet. 

Pas ngjarjes uniformat blu kanë shoqëruar në komisariat dhjetëra persona në cilësinë e dëshmitarit dhe kanë arritur të identifikojnë autorin e krimit. 

Kroacia shpreh interes për gazsjellësin TAP

Postuar në 05 Prill, 2013 16:14

 

ZAGREB- Kroacia është e interesuar për të qenë pjesë e iniciativës për gazsjellësin Trans-Adriatik (TAP), një projekt, i cili synon ndërtimin e një tubacioni të ri që do të lidhë Italinë dhe Greqinë nëpërmjet Shqipërisë per  gazin natyror.

Deklarata u bë nga ministri i jashtëm kroat Vesna Pusic,  pas bisedimeve me kreun e diplomacisë greke, Dimitris Avramopulos, gjatë një vizitë zyrtare në Zagreb. ‘

Braçe apel kryesisë së PS-së: T’i bëjmë ftesë edhe AK-së

Postuar në 05 Prill, 2013 16:13

 

Deputeti i Partisë Socialiste, Erjon Braçe, i ka kërkuar kryesisë së Partisë Socialiste përmes rrjetit social facebook, që t’i dërgojë një ftesë për koalicion parazgjedhor edhe Aleancës Kuqezi. 

Braçe shprehet se duhet bërë një ftesë publike nga ana e Partisë Socialiste drejt AK-së, ashtu sikurse selia rozë veproi me LSI-në. 

Berisha: S’ka raport për statusin më 16 prill, tre ligjet do t’i votojë sovrani pas zgjedhjeve

Postuar në 05 Prill, 2013 16:11

 

Kryeministri Sali Berisha mblodhi pasditen e sotme strukturat e Partisë Demokratike, ku diskutoi me dyer te mbyllura mbi zgjedhjet parlamentare pas largimit nga koalicioni qeveritar të LSI.

Pas përfundimit të mbledhjes, Berisha shprehu para mediave entuziazmin që sipas tij ka përfshirë bazën për një fitore shumë të thellë të së djathtës në zgjedhjet e ardhshme.
Entuziazmi ka përfshirë bazën dhe strukturat e PD për një fitore të thellë dhe të shkëlqyer të 23 qershorit”, tha Berisha.

Topi: Të hapur për koalicion me çdo forcë që kërkon ndarjen nga sistemi korruptiv

Postuar në 05 Prill, 2013 14:53

 

Kryetari i Frymës së Re Demokratike, Bamir Topi, deklaroi se partia e tij është e hapur me çdo forcë politike që kërkon rotacionin demokratik të elitave politike.

“Së pari, ne vlerësojmë se zhvillimet e fundit politike i dhanë të drejtë konstatimit të Frymës së Re Demokratike se partitë e vjetra të tranzicionit janë të gatshme të bëjnë çdo veprim të mundshëm, në bashkëpunim dhe me vetëdije, për të mbajtur peng sistemin e korruptuar zgjedhor, ekonomik dhe politik.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara