Arkiv-Lajme të përditësuara
Meta: Ikëm me PS-në se jemi për ndarje pushtetesh
Rama në Elbasan: Bashkimi me LSI do të mbrojë nga vjedhja votën e fitores sonë
Partia Socialiste u ndal në qytetin e Elbasanit për të prezantuar programin “Rilindje”. Në nisje të fjalës së tij, kryesocialisti Edi Rama u ndal në zhvillimet e fundit politike në vend dhe koalicionit të Partisë Socialiste me Lëvizjen Socialiste për Integrim.
PS: Berisha dështoi me energjinë, në 8 vite e rriti çmimin me 80%
Partia Socialiste ka akuzuar kryeministrin Berisha se ka dështuar me sistemin e energjisë. Sipas deputetit Eduard Shalsi, në 8 vite të qeverisjes së Berishës, çmimi i energjisë është rritur me 80%.
“Asnjë strategji e mirëfilltë, asnjë program i detajuar, asnjë plan serioz nuk ekziston për këtë sektor të rëndësishëm.
Asgjë, përveçse deklaratave të papërgjegjshme të Sali Berishës për Shqipërinë si superfuqi në fushën energjetike apo ideve të çartura të tij si ndërtimi i centralit bërthamor në Shkodër.
Durrës,djali i sëmurë vret nënën
Një 51-vjeçar me probleme mendore ka vrarë paraditen e së shtunës nënën e tij, e vetmja që kujdesej për të pas vdekjes së bashkëshortes një vit më parë.
Krimi i rëndë brenda familjes ndodhi në fshatin Kullë të Durrësit pas një debati për motive të dobëta mes Lefter Pashajt dhe nënës së tij Mereme. Shërbimet e policisë kanë arrestuar autorin, i cili nuk është larguar nga vendi i ngjarjes, shtëpia e nënës së tij. Banorë të fshatit shprehen të habitur, pasi pavarësisht se autori njihej për problemet mendore ai nuk shfaqej i dhunshën në jetën e përditshme.
Goditet klani shqiptarë,13 në pranga,30 në kërkim
ITALI- Një operacion me bazë të gjerë, ku janë përfshirë 200 efektivë policie, në Potenza, Napoli, Reggio Emilia dhe Modena ka shkatërruar një bandë shqiptarësh.
Deri në këto momente janë vënë në pranga 13 persona, 30 të tjerë janë në kërkim nga operacioni i koduar “Flori”.
Banda shqiptare, operonte në të gjithë vendin, në vjedhjen e shtëpive. Sipas mediave, malli i vjedhur u shitej më pas në grupeve të specializuara për tregtimin e mallrave të përdorura.
Vetëm një ditë më parë, autoritetet italiane goditën një tjetër bandë, e cila drejtohej nga shqiptarë.
Konferenca, Edi Rama për krimin: Prioriteti jonë ta luftojmë
Partia Socialiste prezanton programin e plotë mbi Rilindjen Kombëtare. Konferenca mbahet në qytetin e Elbasanit, aty ku deputetët e PS-së njëri-pas tjetrit prezantojnë programin në fusha të caktuara; ekonomi, fshati, rinia, sporti, shëndetësia etj.
Koalicioni PS-LSI, Milo : Duhet të pyeteshin dhe partitë aleate
Kryetari i Partisë Demokracia Sociale, Paskal Milo u shpreh ditën e sotme se për koalicionin mes PS dhe LSI –së duhet të peyteshin edhe partitë aleate. Deklaratën Milo e bëri në një takim me strukturat e partisë që drejton në Gjirokastër . Sipas tij koalicionet janë si kameleonët që ndryshojnë ngjyrën sipas stinëve. Ndërkohë Milo kërkoi drejtësi për 21 janarin dhe theksoi se 21 janari nuk harrohet.
MAPO
AK, ftesë qytetarëve për 7 prillin: Ejani në shesh të rrëzojmë Berishën
Aleanca Kuqezi u ka bërë thirrje ditën e sotme qytetarëve që të marrin pjesë në protestën që kjo forcë politike ka organizuar prej ditësh tashmë për më 7 prill (ditën e nesërme), në orën 11:00, në sheshin “Skënderbej”, në Tiranë.
Kryetari i Aleancës Kuqezi për Tiranën, Rezar Balla nëpërmjet një deklarate për mediat kërkoi mobilizimin e qytetarëve për të rrezuar Berishën dhe për të marrë fatet e Shqipërisë në dorë.
Bie në lumi traktori që po dërgonte në një ceremoni mortore 20 gra. Dy prej tyre mbyten në ujë
Në fshatin Breçan të Devollit një automjet ka rënë në lumë, ç’ka ka sjellë humbjen e dy grave.
Gratë po udhtëtonin në rimorkion e një traktori,i ciliika përfunduar në lumë. Shoferi i traktorit ka mundur të dilte nga uji, ndërsa dy gratë kanë mbetur në lumë.
Gratë e humbura janë Mirela dhe Lena Zhyti. Sipas policiswë në rimorkion e traktorit ndodheshin 20 gra, të cilat po shkonin në një varrim./A.XH
TEMA
Bulqizë, vdes gruaja ne stogjet e kromit
Stogjet e mineralit të kromit në Bulqizë janë sërish varr për njerëzit e varfër të kësaj krahine që rrëmimin në këto male minerale e kanë burimin e vetëm të jetesës.
Nje grua 45 vjeçe mbeti viktime mëngjesin e të shtunës, ndërsa ishte duke gërmuar në stogje për të mbledhur mineral, të cilin banoret e ketyre aneve ua shesin grumbulluesve privatë. Nje gur ka rreshkitur nga shpati i stogut duke e goditur gruan ne koke. As nderhyrja e mjekeve nuk ka qene e dobishme pasi gruaja ka humbur jeten pak kohe pas goditjes.