PS: Berisha dështoi me energjinë, në 8 vite e rriti çmimin me 80%

Postuar në 06 Prill, 2013 13:46

 

Partia Socialiste ka akuzuar kryeministrin Berisha se ka dështuar me sistemin e energjisë. Sipas deputetit Eduard Shalsi, në 8 vite të qeverisjes së Berishës, çmimi i energjisë është rritur me 80%.

“Asnjë strategji e mirëfilltë, asnjë program i detajuar, asnjë plan serioz nuk ekziston për këtë sektor të rëndësishëm.

Asgjë, përveçse deklaratave të papërgjegjshme të Sali Berishës për Shqipërinë si superfuqi në fushën energjetike apo ideve të çartura të tij si ndërtimi i centralit bërthamor në Shkodër.

Ndërkohë që, familjeve shqiptare u duhet të paguajnë fatura të cilat janë gjithnjë e më të shtrenjta, gjithnjë e më të papërballueshme për buxhetet e tyre të brishta. Çmimi i 1kv/h është rritur me 80% në këto 8 vite të keqqeverisjes Berisha, në 2005 ishte 50 lek për kv/h, sot në 2013 është 90 lek për kv/h”, ka thënë Shalsi gjatë fjalës së tij.

Sipas deputetit socialist, një pensionist sot duhet që 1/5-ën e pensionit të vet, ta shpenzojë pikërisht për të paguar energjinë elektrike.

“Mendoni një familje e cila jeton me ndihmë ekonomike, pra me mesatarisht 40 mijë lekë të vjetra, paguan mesatarisht 27 mijë lekë të vjetra vetëm për faturën e dritës, pra 66% e ndihmës ekonomike shkon vetëm për të paguar faturën e dritave.

Po rrënon pensionistët, sepse 1/5 e pensionit të një pensionisti shkon vetëm për faturat”, tha Shalsi.

Ai ka përmendur edhe humbjet në rrjet, faturat aforfe, si dhe dështimin e madh me CEZ.

“Humbjet në rrjet jo vetëm që nuk janë ulur, por përkundrazi ato janë kanë kaluar në nivele të paimagjinueshme, 50% në vitin 2012.

Abuzimet me faturat aforfe si dhe mbifaturimet kanë qenë në nivele skandaloze.

Edhe pse janë dhënë me koncesion mbi 300 HEC-e, vetëm një  numër shumë i vogël i tyre janë në prodhim duke ndikuar shumë pak në plotësimin e nevojave për energji.

Por Shqiptarët duhet të dinë që tashmë paguajnë edhe koston-barrë të marrëveshjes që qeveria e Berishës bëri me CEZ-in, para se ta largonte kompaninë, vendosi uljen e çmimit me të cilin KESH ia shiste CEZ-it energjinë”, u shpreh deputeti socialist./b.l

 

 

 

TEMA

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.