Durrës,djali i sëmurë vret nënën

Postuar në 06 Prill, 2013 13:45

Një 51-vjeçar me probleme mendore ka vrarë paraditen e së shtunës nënën e tij, e vetmja që kujdesej për të pas vdekjes së bashkëshortes një vit më parë. 

Krimi i rëndë brenda familjes ndodhi në fshatin Kullë të Durrësit pas një debati për motive të dobëta mes Lefter Pashajt dhe nënës së tij Mereme. Shërbimet e policisë kanë arrestuar autorin, i cili nuk është larguar nga vendi i ngjarjes, shtëpia e nënës së tij. Banorë të fshatit shprehen të habitur, pasi pavarësisht se autori njihej për problemet mendore ai nuk shfaqej i dhunshën në jetën e përditshme. 

Ngjarja ka tronditur veçanërisht fëmijët e fshatit, disa prej të cilëve kanë dëgjuar dhe debatin mes viktimës, nënë e 7 fëmijëve dhe djalit të saj, Lefterit. 

51-vjeçari i ka kërkuar të ëmës t’i dorëzonte atij çelësat e shtëpisë, si dhe paratë e pensionit dhe ato pak para që kishte mbledhur nga dërgesat e fëmijëve të tjerë që jetojnë në emigracion. Refuzimi i të moshuarës ka marrë reagimin e dhunshëm të të birit, që e ka goditur me mjete të forta, drutë që viktima përdorte për ngrohje, derisa i ka shkaktuar vdekjen. 
 

 

 

TOP CHANNEL

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.