Kombinat– Kinostudio, vijnë 20 autobusë të rinj

Postuar në 06 Prill, 2013 03:27

 

TIRANE- Për banorët e linjës së transportit Kombinat- Kinostudio vuajtjet do të marrin fund. Si një prej linjave më të amortizuara, Bashkia e Tiranës  tashmë ka përzgjedhur operatorin e ri që do të ofrojë shërbimin në këtë linjë.

Sipas njoftimit të Bashkisë, operatori do të sjellë fillimisht 20 autobusë tërësisht të rinj, me një kapacitet secili prej 100 vendesh, Linja do të nisë nga puna menjëherë, sapo të përfundojnë procedurat e licencimit.

Deri në fund të vitit, operatori do të sjellë edhe 16 autobusë të rinj, duke e çuar numrin e përgjithshëm të mjeteve në shërbim të udhëtarëve të linjës Kombinat – Kinostudio, në 36.

Orari i funksionimit të kësaj linje do të jetë: Gjatë stinës së verës nga ora 5.00 deri në orën 24.00 dhe gjatë dimrit nga ora 5.30 deri në orën 23.00.

 

 

 

PANORAMA

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.