Bulqizë, vdes gruaja ne stogjet e kromit

Postuar në 06 Prill, 2013 11:12

Stogjet e mineralit të kromit në Bulqizë janë sërish varr për njerëzit e varfër të kësaj krahine që rrëmimin  në këto male minerale e kanë burimin e vetëm të jetesës. 

Nje grua 45 vjeçe mbeti viktime mëngjesin e të shtunës, ndërsa ishte duke gërmuar në stogje për të mbledhur mineral, të cilin banoret e ketyre aneve ua shesin grumbulluesve privatë. Nje gur ka rreshkitur nga shpati i stogut duke e goditur gruan ne koke. As nderhyrja e mjekeve nuk ka qene e dobishme pasi gruaja ka humbur jeten pak kohe pas goditjes. 

Lirie Mero, ishte nene e kater femijeve dhe jetonte ne kushtet ekstreme te varferise, pasi bashkeshorti eshte invalid. E gjithe familja e saj jetonte ne nje dhome te vetme dhe puna e Lirise ne stogjet e kromit ishte burimi i vetem i jeteses per te dhe familjen e saj.

Ne keto stogje eshte shenuar edhe numri me i madh i tragjedive pasi aty punojne dhjetra njerez cdo dite, duke perfshire edhe femijet, te cilet mbledhin copa minerali per t'ua shitur kompanive private qe merren me nxjerrjen dhe grumbullimin e kromit.
 
Miniera e Bulqizës njihet ndryshe si miniera e vdekjes për shkak të numrit të lartë të minatorëve që kanë humbur jetën në të. 

Kushtet e punës dhe siguria e minatorëve lënë për të dëshiruar, ndërkohë që kësaj i shtohet edhe keqmenaxhimi nga kompanitë që kontrollojnë nëntokën. 

Muajin e kaluar policia kreu një kontroll të imtësishëm të të gjitha mjeteve që transportojnë krom nga Bulqiza në drejtim të portit të Durrësit. 

Pas një përplasjeje me armë mes grupeve që kërkojnë të mbajnë nën kontroll në mënyrë të jashtëligjshme zonën D të minierës, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë, në bashkëpunim me Prokurorinë nisi kontrollin e personave që shfrytezojnë kromin në mënyrë ilegale. 

Për të mbështetur këtë operacion në Bulqizë u vendosën për disa ditë forcat speciale, të cilat ushtruan kontrolle sidomos në zonat më problematike të konflikteve mes palëve për zaptimin e galerive të kromit. 

Korçë, humbin jetën dy gra

Në Korçë, dy gra kane mbetur të mbytura ndërsa shkonin në një funeral. Ngjarja tragjike ndodhi ne fshatin Miras, kur nje grup prej 20 banoresh po kalonin lumin me ndihmen e zetori, i cili eshte permbysur nga rrjedha e ujit. Per pasoje dy gra kane mbetur te mbytura. 

 

 

TOP CHANNEL

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.