Konferenca, Edi Rama për krimin: Prioriteti jonë ta luftojmë

Partia Socialiste prezanton programin e plotë mbi Rilindjen Kombëtare. Konferenca mbahet në qytetin e Elbasanit, aty ku deputetët e PS-së njëri-pas tjetrit prezantojnë programin në fusha të caktuara; ekonomi, fshati, rinia, sporti, shëndetësia etj.
Deputetja Kodheli në fjalën e saj premtoi 300 mijë vende të reja pune, ndërsa theksoi se tashmë vendi është zhytur në një borxh të madh publik. Ajo shtoi se qeveria ka dështuar në ekonomi, ndërkohë që taksën progresive e quajti si taksën më të drejtë, ku secili do të taksohet sipas fitimeve.
Rama: Shqipërisë sot i mungon aspirata drej të ardhmes
Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama e përqendroi fjalën e tij në numrin e madh të vrasjeve që kanë ndodhur vitet e fundit në Shqipëri. Për këtë akuzoi qeverinë, që sipas tij bënë premtime që vetëm çoroditë shqiptarët.
“Policia nuk është më policia e shteti shqiptarë, por një trup i çoroditur, në rastin kur e kryen detyrën e saj, mbron qeverinë nga populli. Policia është e shitur, e braktisur, 95 e drejtuese të saj vinë vetëm nga një rreth i Shqipërisë...
SHEKULLI
Add new comment