Arkiv-Lajme të përditësuara

Kukan: Imazhi dhe e ardhmja e Shqipërisë varen nga zgjedhjet e 23 qershorit

Postuar në 08 Prill, 2013 03:23

 

Kryetar i Delegacioni në Parlamentin Europian, Eduard Kukan, ka thënë se zgjedhjet e 23 qershorit do të jenë shumë të rëndësishme për imazhin dhe të ardhmen e Shqipërisë.

BRUKSELI SERBISË, JO TË MARTËN POR TË HËNËN

Postuar në 08 Prill, 2013 03:21

 

Këshilltari i Presidentit të Serbisë, Marko Djuric ka deklaruar se Brukseli ka shkurtuar afatin për arritjen e marrëveshjes Kosovë – Serbi.

Sipas zyrtarit serb, dita e hënë deri në fund të orarit të punës ështe afati kur Beogradi duhet të japë një përgjigje nëse e pranon marrëveshjen me Kosovën ose jo.

Djuric ka bërë të ditur se nga kryeqyteti europian ka ardhur sqarimi se në Bruksel, të martën, do të mund të nënshkruhej marrëveshja, nëse Beogradi e pranon.

Policia dhunon operatorin e TCH

Postuar në 08 Prill, 2013 03:20

Kryendeshja e javës së 21-të të Superiores, mes Tiranës dhe Skënderbeut, do të mbahet mend jo dhe aq për rezultatin e saj, por për dhunën e paprecedentë të policisë në stadium dhe jashtë saj. 

Prè e kësaj dhune është bërë edhe operatori i Top Channel, që ka qenë duke dokumentuar ngjarjen. Ai është penguar të filmojë, është shoqëruar në komisariatin numër 1 dhe është goditur brenda ambjenteve të tij nga drejtues të lartë të policisë.

Dialogu me Kosovën, Daçiç: Nesër publikojmë qëndrimin

Postuar në 07 Prill, 2013 14:26

 

BEOGRAD- “Qeveria është e vendosur për vazhdimin e dialogut me Kosovën dhe nesër do të bëjë publike pikëpamjen e saj”, ka thënë kryeministri i Serbisë, Ivica Daçic.

Ai i ka bërë këto komente pas takimit me përfaqësues të partive politike në Beograd. Tashmë dihet se e marta është afati i fundit kur Prishtina dhe Beogradi duhet të deklarohen për propozimin që u ka ofruar Brukseli.

Edhe pse nuk ka dhene detaje, Daçiq ka deklaruar se e marta nuk është “Dita D”.

Policia rreh tifozët e Tiranës pas thirrjeve kundër Berishës

Postuar në 07 Prill, 2013 14:24

 

Përfundon dhunshëm për tifozët ndeshja Tirana -Skënderbeu, që u zhvilloua sot pasdite në stadiumin "Qemal Stafa". Policia ka reaguar ashpër ndaj tifozëve të Tiranës, pasi disa prej tyre kanë bërë thirrje kundër kryeministrit Berisha dhe Qeverisë. 

Për shkak të ndërhyrjes së saj, tifozët e irrituar janë përleshur me policinë dhe kanë dëmtuar disa makina, të parkuara në atë zonë, raporton "A1 REPORT". 

 

 

 

 

SHEKULLI

Hapen portat e Fierzës, Nënshkodra sërish nën ujë.FRD reagon për përmbytjet

Postuar në 07 Prill, 2013 14:23

 

Reshjet e shiut të ditëve të fundit kanë ndikuar ndjeshëm në prurjet e ujit në hidrocentralin e Fierzës dhe i kanë detyruar specialistët të hapin njërën prej portave të shkarkimit. Liqeni i Fierzës tashmë është në kuotën maksimale të tij, 296 metra. Porta numër 3 shkarkon më shumë se 500 metër kub ujë në sekondë, ndërkohë që prurjet në Fierzë janë më shumë se 800 metër kub në sekondë. Shkarkimet kanë nisur që mbrëmjen e kaluar dhe pritet të vijojnë për një kohë të pacaktuar.

PS: Krimi, dështimi më i madh i Berishës. Nuk mund të luftohet me Flamurin dhe Kuliçajn

Postuar në 07 Prill, 2013 14:21

 

Partia Socialiste ka akuzuar kryeministrin Berisha se ka dështuar në luftën kundër krimit. Deputetja Ermonela Felaj ka thënë në një deklaratë për shty, se shifrat e kriminalitetit në Shqipëri janë rritur në mënyrë alarmante gjatë qeverisjes së demokratëve.

Grushta ndaj kreut të Bashkisë Kamëz

Postuar në 07 Prill, 2013 14:19

Kreu i Bashkisë së Kamzës, Xhelal Mziu, është goditur me grushta, mesditën e së dielës, nga një prej policëve bashkiakë të organit vendor, që ai drejton. 

Mziu ka marrë goditje në fytyrë, duke u gjakosur, dhe është dërguar drejt spitalit ushtarak për të marrë mjekimin e nevojshëm.

Konflikti ende nuk dihet pse është shkaktuar, ndërkohë që policia ende nuk e pranon konfliktin në mënyrë zyrtare.

Sipas saj, konflikti ka ndodhur në një zyrë elektorale, por ajo mohon që në qendër të saj të ketë qenë kreu i Bashkisë së Kamzës.

Halimi: Nesër në Kuvend rriten pagat e gjyqtarëve e prokurorëve. Drejtësisë i duhet besimi ynë

Postuar në 07 Prill, 2013 08:34

 

TIRANE- Ministri i Drejtesise, Eduard Halimi ka bere me dije se neser ne parlament rriten pagat e gjyqtareve dhe prokuroreve.

Permes nje postimi ne faqen e tij zyrtare ne FB, Halimi thekson se permiresimi i statusit te prokuroreve eshte nje nga ceshtjet e rendesishme te reformes ne drejtesi.

Azerbajxhan, Berisha për TAP: Miliarda dollarë investime

Postuar në 07 Prill, 2013 08:33

 

Kryeministri i vendit, Sali Berisha, ka komentuar përmes rrjetit social Facebook, pjesëmarrjen e tij në Forumin Ekonomik Botëror, i cili mbahet në Baku të Azerbajxhanit. 

Por Berisha e vuri theksin më shumë tek takimi me presidentin dhe kryeministrin e Azerbajxhanit për të garantuar se TAP do të jetë mënyra më e mirë për të transportuar gazin në Evropë. 

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara