Azerbajxhan, Berisha për TAP: Miliarda dollarë investime

Kryeministri i vendit, Sali Berisha, ka komentuar përmes rrjetit social Facebook, pjesëmarrjen e tij në Forumin Ekonomik Botëror, i cili mbahet në Baku të Azerbajxhanit.
Por Berisha e vuri theksin më shumë tek takimi me presidentin dhe kryeministrin e Azerbajxhanit për të garantuar se TAP do të jetë mënyra më e mirë për të transportuar gazin në Evropë.
"TAP përkthehet në miliarda dollarë investime në Shqipëri dhe 20,000 vende pune të reja që do të rezultojnë nga ky investim. TAP bën që i gjithë vendi të ketë furnizim me gaz të lirë, duke ulur kostot e gatimit dhe ngrohjes për çdo familje, dhe duke ulur kostot edhe për biznesin”, shkruan Berisha.
SHEKULLI
Add new comment