Mbahet manifestimi i Aleancës Kuqezi

Me mijëra qytetarë u bashkuan në protestën anti-qeveri të Aleancës Kuqezi, mbajtur nga ora 11:00 përpara selisë së Kryeministrisë, në Tiranë.
Me sllogane, parrulla dhe një pjesëmarrje të numërt, mbështetësit e Aleancës Kuqezi, perkrahen nismën e kësaj lëvizje politike, për të rrëzuar qeverinë Berisha pa pritur zgjedhjet e 23 qershorit.
”Berisha është krimineli dhe tradhëtari më i madh i Shqipërisë”, deklaroi kryetari i “AK”-së, Kreshnik Spahiu, duke përsëritur tonet e tij të ashpra ndaj kreut të ekzekutivit shqiptar.
Në një datë që përkoi me 7 prillin, ditën e fillimit të pushtimit italian në vitin 1939, Spahiu shtoi: “Duhet të largojmë pushtuesin e fundit të vendit, Sali Berishën. Slogani ynë, Shqipëria mbi të gjitha, nuk shkelim mbi parimet tona”.
Në fjalën e tij, Spahiu iu referua edhe viktimave të 21 janarit, të cilët humbën jetën pikërisht në të njëjtin vend proteste. “Ne sot, përulemi përpara sakrificës së tyre dhe familjeve që lanë pas”, u shpreh kryetari i “AK”-së.
SHQIP
Add new comment