Halimi: Nesër në Kuvend rriten pagat e gjyqtarëve e prokurorëve. Drejtësisë i duhet besimi ynë

Postuar në 07 Prill, 2013 08:34

 

TIRANE- Ministri i Drejtesise, Eduard Halimi ka bere me dije se neser ne parlament rriten pagat e gjyqtareve dhe prokuroreve.

Permes nje postimi ne faqen e tij zyrtare ne FB, Halimi thekson se permiresimi i statusit te prokuroreve eshte nje nga ceshtjet e rendesishme te reformes ne drejtesi.

“Pagat me te larta per aktoret e drejtesise, do te kene impakt ne rritjen e pergjeshmerise dhe llogaridhenies.  Neser ne parlament, pagat e prokurorve rriten me 20%. Page jo me e vogel se 1 milion leke ne muaj per prokuroret e shkalles se pare.Page jo me pak se 1 milion e treqind mije leke per prokuroret e apelit, dhe krimeve te renda te shkalles se pare. Page jo me pak se 1 milion e katerqind mije leke per prokuroret e krimeve te renda te apelit”- shkruan ai.

Sipas Halimit cdo prokuror qe ka vjetersi prej 25 vjetesh perfiton pagen e prokurorit me te larte edhe ne rast se nuk do te kete mundesi te promovohet per shkak te mungeses se vakancave ne institucione.

“Paga me te larta, permiresim i statusit do te ndikojne ne rritjen e pavarsise dhe paanesise se prokuroreve te Republikes nga vektoret ekonomike, dhe do te reduktoje korrupsionin ne keto Institucione duke konsoliduar sistemin e drejtesise”- shkruan ai.

Ai thote me tej se ne teresi reforma e rritjes se pagave do te preke me shume se 1 mije prokurore, gjyqtare dhe oficere te policise gjyqesore ne vend.

“Do te ndihmoje ata qindra prokurore e gjyqtare qe sapo kane nisur karieren e tyre, ata qindra prokurore e gjyqtare qe e nisin diten e tyre me mendimin per te kryer punen me perkushtim e ndershmeri, per emrin e tyre dhe te familjes se tyre. Ne duhet te besojme tek drejtesia, ajo per te qene me e drejte ka nevoje per besimin tone”- perfundon ai.

 

PANORAMA

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.