Dialogu me Kosovën, Daçiç: Nesër publikojmë qëndrimin

BEOGRAD- “Qeveria është e vendosur për vazhdimin e dialogut me Kosovën dhe nesër do të bëjë publike pikëpamjen e saj”, ka thënë kryeministri i Serbisë, Ivica Daçic.
Ai i ka bërë këto komente pas takimit me përfaqësues të partive politike në Beograd. Tashmë dihet se e marta është afati i fundit kur Prishtina dhe Beogradi duhet të deklarohen për propozimin që u ka ofruar Brukseli.
Edhe pse nuk ka dhene detaje, Daçiq ka deklaruar se e marta nuk është “Dita D”.
“Edhe nëse nuk e marrim datën e negociatave për anëtarësim në BE, ne, prapëseprapë, duhet të vazhdojmë me zgjidhjen e kësaj çështjeje”, ka thënë Daçic.
Diplomatë të BE-së kanë thënë se në rastin e mungesës së marrëveshjes, gjasat që Serbia të marrë këtë datë, nuk do të jenë të mëdha.
PANORAMA
Add new comment