BRUKSELI SERBISË, JO TË MARTËN POR TË HËNËN

Këshilltari i Presidentit të Serbisë, Marko Djuric ka deklaruar se Brukseli ka shkurtuar afatin për arritjen e marrëveshjes Kosovë – Serbi.
Sipas zyrtarit serb, dita e hënë deri në fund të orarit të punës ështe afati kur Beogradi duhet të japë një përgjigje nëse e pranon marrëveshjen me Kosovën ose jo.
Djuric ka bërë të ditur se nga kryeqyteti europian ka ardhur sqarimi se në Bruksel, të martën, do të mund të nënshkruhej marrëveshja, nëse Beogradi e pranon.
“Ne kemi marrë sqarimin nga përfaqësuesit e Komisionit Europian se Brukseli pret që përgjigjja të jepet të hënën, deri në fund të orarit të punës, në mënyrë që, nëse përgjigja do të jetë pozitive, për të martën do të përgatitej ceremonia e nënshkrimit. Bëhet fjalë për një presion subtil, ose për presion plotësues jo edhe aq subtil”, tha Djuric.
Qeveria e Serbisë pritet të hënën ta marrë vendimin rreth marrëveshjes.
EXPRESS
Add new comment