Arkiv-Lajme të përditësuara

Të mbijetuarit e tragjedisë së Himarës apelojnë për ndihmë. Paralajmërojnë grevë

Postuar në 09 Prill, 2013 04:25

 

ELBASAN- Të mbijetuarit nga tragjedia e Himarës, që ndodhi në 21 maj të vitit 2012, ku humbën jetën 13 studentë të Universitetit “Aleksandër Xhuvani”  dhe u plagosën 12 të tjerë, sot apelojnë për ndihmë. Nëpërmjet një deklarate për medait ata janë shprehur se kompania SIGMA nuk i ka dhënë ende dëmshpërblimin, për këtë arsye ata u bëjnë thirrje institucioneve, kryeministrit, ministrit të Drejtësisë si dhe Avokatit të Popullit të ndërhyjnë. 

Vrasja e Lamaj në pikën zero, liri për ish-policin e makinës së atentatit

Postuar në 09 Prill, 2013 04:24

 

Edi Rama, tjetër hap për zgjerim koalicioni. PS-PDIU, drejt afrimit

Postuar në 09 Prill, 2013 04:21

 

Votat - Dy deputetët e PDIU-së, Shpëtim Idrizi dhe Dashamir Tahiri, janë zgjedhur në Vlorë. Një “bastion” të rëndësishëm kjo parti ka dhe në Fier, Sarandë dhe Tiranë

Aleancat - Kreu i PS-së propozon një variant alternativ për miratimin e rezolutës çame

Fatjona Mejdini

Ylli Manjani: Doktorin nuk e mbajnë më nervat, po hakmerret politikisht ndaj LSI-së

Postuar në 09 Prill, 2013 04:19

 

Ylli Manjani, anëtar i Kryesisë së LSI-së dhe ish-ministër i Transporteve, ka akuzuar kryeministrin Berisha se nuk po e mbajnë më nervat dhe është verbuar nga hakmarrja. Ai shprehet se Berisha është duke shkelur ligjin me shkarkimet kolektive të punonjësve të LSI-së në administratë. Sipas Manjanit, përfaqësuesit politikë të LSI-së u tërhoqën, ndërsa punonjësit e thjeshtë nuk ka pse shkarkohen.

S’I TREGOJNË KANDIDATËT

Postuar në 09 Prill, 2013 04:18

 

PDK, LDK dhe Vetëvendosje ende nuk i kanë zyrtarizuar kandidatët e tyre për Kryetar të Prishtinës. Këto parti thonë se ende është herët për ta marrë këtë vendim. Deri më tash dihet vetëm një kandidat - Besnik Tahiri i AAK’së.

Prishtina do të jetë sërish qyteti i cili do të sfidojë të gjitha partitë politike në zgjedhjet lokale, të cilat pritet të mbahen në vjeshtën e këtij viti.

Por, tri nga partitë më të mëdha në vend ende nuk e kanë bërë publike emrin e personit të tyre për Prishtinën.

 

I “vidhet” toka forcave ajrore

Postuar në 09 Prill, 2013 04:16

Çështja me pronat nuk përball në gjykatë vetëm qytetarët, por edhe vetë strukturat e shtetit. 

Nëpërmjet një padie, komanda e Forcave Ajrore Shqiptare, të njohura zyrtarisht si Reparti 3001, kërkon të drejtën për pronësinë e rreth 170 mijë metrave katorë në aeroportin e Rinasit, tokë pronësia e të cilës i ka kaluar në rrethana ende të pasqaruara administratorit të areoportit “Nënë Tereza”. 

Si palë e paditur, përveç areoportit është edhe Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës, si dhe ZRPP e Krujës. 

Doris Pack: E ardhmja e Serbisë në rrezik

Postuar në 08 Prill, 2013 15:45

 

Më vjen keq që këto raunde bisedimesh në Bruksel nuk i kanë dhënë fund vështirësive ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ka deklaruar për Radion Evropa e Lirë, deputetja e Parlamentit Evropian, Doris Pack.

Reagimi i saj vjen pas vendimit të qeverisë serbe të refuzojë marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën.

Ajo ka shtuar se askush nuk i ka kërkuar Beogradit ta njoh Kosovën, por i kanë kërkuar të ndihmojë të përmirësojë jetën e serbëve që jetojnë në Kosovë.

FRD në 30 prill Kuvendi Kombëtar, Oketa: do vendoset për koalicionet

Postuar në 08 Prill, 2013 15:44

FRD në 30 prill do të mbledhi Kuvendin Kombëtar. Lajmi u bë i ditur nga  nënkryetari i FRD-së njëherësh deputeti i kësaj force, Gazmend Oketa nëpërmjet një deklarate për mediat bëri .  në këtë Kuvend sqaroi Oketa pritet të vendoset për koalicionet. “Kuvendi përbën ngjarjen kryesore politike të FRD, e konfirmon atë si forcë politike me rol kryesor në spektrin politik dhe procesin zgjedhor, si dhe shënon fazën përmbyllëse të të gjithë procesit të organizimit politik dhe të përcaktimit të listës së kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 23 qershorit.

Rama në Korçë: Rilindja do fillojë nga depolitizimi i jetës shoqërore, kulturës dhe sportit

Postuar në 08 Prill, 2013 15:43

 

Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama nga Korça, ku ka prezantuar programin për një “Rilindje Shqiptare” ka akuzuar qeverinë se është ka politizuar tërësisht jetën shoqërore, duke përfshirë edhe sportin. Kryesocialisti iu referua ngjarjes së ndodhur dje në ndeshjen mes Tiranës dhe Skënderbeut, ku sipas tij tifozët e Tiranës u rrahën nga policia pasi bërtitën kundër qeverisë.

Komisar Breçani, presion operatorit të Top Channel në zyrat e SHKB-së

Postuar në 08 Prill, 2013 15:41

 

Një skandal tjetër ka pasuar sjelljen e papërgjegjshme të komisar Erzen Breçanit ndaj operatorit të Top Channel. Ndërsa ai ka qenë sot të denonconte komisarin dhe dhunën e tij mbi operatorin në zyrat e Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm të Policisë (SHKB), dikush nga ky institucion ka njoftuar Breçanin për denoncimin.

Ndërkohë që operatori ka qenë duke bërë denoncimin, është hapur dera dhe Komisar Breçani ka hyrë brenda duke pyetur operatorin pse ndodhej aty.

-Ke ardhë të bësh denoncimin, i tha në mënyrë kërcënuese.

Operatori i është përgjigjur me “Po”.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara