Edi Rama, tjetër hap për zgjerim koalicioni. PS-PDIU, drejt afrimit

Postuar në 09 Prill, 2013 04:21

 

Votat - Dy deputetët e PDIU-së, Shpëtim Idrizi dhe Dashamir Tahiri, janë zgjedhur në Vlorë. Një “bastion” të rëndësishëm kjo parti ka dhe në Fier, Sarandë dhe Tiranë

Aleancat - Kreu i PS-së propozon një variant alternativ për miratimin e rezolutës çame

Fatjona Mejdini

http://gazeta-shqip.com/lajme/wp-content/themes/gazeta-e-re/...); background-color: rgb(255, 255, 255); color: rgb(85, 85, 85); line-height: 19px; background-position: 0px 20px; background-repeat: no-repeat no-repeat;">

Qeveritë - Kreu i PS-së tha se qeveria shqiptare duhet ta ngrejë çështjen politikisht para Athinës dhe të raportojë në Kuvend

LSI-PDIU - Para se të arrihej marrëveshja ndërmjet PS-së dhe LSI-së, partia e Metës ka pasur një bashkëpunim të qëndrueshëm me Partinë Drejtësi, Integrim dhe Unitet dhe ka firmosur një pakt për zgjidhjen e çështjes çame. Ish-ministri i Jashtëm, Edmond Panariti, përfaqësues i LSI-së, e ngriti çështjen çame gjatë vizitës që zhvilloi në Athinë në vjeshtën e vitit të shkuar

Edi Ramës duket se nuk i mjafton vetëm LSI-ja. Që të arrijë një fitore bindëse për të zbatuar programin e shpallur “Rilindje”, lideri i opozitës i ka zgjatur duart edhe ndaj një tjetri aleat të Sali Berishës. Bëhet fjalë për PDIU-në e Shpëtim Idrizit, i cili si kusht për aleanca ka vendosur miratimin e rezolutës për Çamërinë në Kuvend. Dhe Rama, dje ka shpallur në një konferencë shtypi, se socialistët jo vetëm që janë e vetmja parti që e kanë në program zgjidhjen e çështjes çame si një problem politik, por ka bërë të ditur se ka një propozim konkret për ta miratuar një draft në Kuvend. Kryetari i PS-së, Edi Rama, deklaroi dje nga selia rozë se kishte përgatitur një projektrezolutë që i hapte rrugë zgjidhjes politike të çështje çame. Sipas Ramës, ky veprim vjen si përgjigje konkrete e ftesës që Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet i kishte bërë forcave politike në vend. Por Rama theksoi se nisma vjen dhe për shkak se çështja çame është pjesë e programit socialist “Rilindje”. Me hedhjen e një hapi të tillë, PS e Edi Ramës është gjithashtu në rrugë drejt krijimit të një aleance politike me PDIU-në e Shpëtim Idrizit. Kjo pasi PS-ja është partia e parë, e cila publikisht po propozon një zgjidhje konkrete për çështjen e vendosur si kusht nga Shpëtim Idrizi për të përcaktuar aleancat e PDIU-së për zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit. Idrizi ka vlerësuar publikisht qëndrimin e PS-së dhe vetë ky vlerësim tregon se palët po hyjnë zyrtarisht në një bashkëpunim të rëndësishëm politik mes tyre.

Aleancat

Duket se deklaratat e fundit të Edi Ramës se së shpejti koalicioni i opozitës do të zgjerohej, nuk kanë qenë të pabaza. Me nismën për përgatitjen e një projektrezolute për çështjen çame, socialistët kanë fituar simpatinë e një aleati të rëndësishëm të kryeministrit Berisha, siç është PDIU. Pavarësisht faktit se drejtuesit e kësaj partie i kanë bërë thirrje së gjithë klasës politike për ta mbështetur këtë nismë, pritshmëritë ishin se PD e Berishës do të ishte partia e cila do ta mbështeste këtë nismë. Por kjo nuk ka ndodhur, sepse është ndier qartë hezitimi i PD-së për të marrë një përgjigje të prerë për këtë nismë. Nisur nga kjo situatë, paraqitja e kësaj nisme cilësohet si e rëndësishme nga PDIU dhe i hap rrugën një bashkëpunimi mes dy partive, i cili pritet të jetë dhe në kuadër të zgjedhjeve të 23 qershorit. Ky zhvillim pritet të vijë si rezultat i faktit se PDIU është shprehur se ajo do të mendojë për aleancat zgjedhore vetëm pasi të gjejë zgjidhje çështja e rezolutës çame. Shoqata Çamëria bëri thirrje pak ditë më parë se nëse dy partitë e mëdha nuk mbështesin rezolutën, duhet t’i bëjnë llogaritë mirë, sepse asnjë nga komuniteti çam në vend nuk do t’i votojë ato.

Programi

Zgjidhja e çështjes çame është bërë pjesë e programit të Partisë Socialiste dhe marrja e një hapi konkret për zgjidhjen e saj, duket se është një ogur i mirë për nisjen e zbatimit të këtij programi. Një konkretizim të një marrëveshje konkrete duket se  ka penguar as fakti që PS deri tani është në opozitë. Në ditët e ardhme pritet që mes palëve të vendoset një axhendë koordinuese për rregullimet ligjore të kësaj draft-rezolute dhe koha e miratimit në seancë. Miratimi në seancë plenare do ë jetë testi se ku do të lëvizë PDIU-ja.

 

 

SHQIP

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.