Arkiv-Lajme të përditësuara
PBDNJ reagon për ndryshimet në KQZ: Zgjedhjet janë në rrezik
PBDNJ, partia e drejtuar nga Vangjel Dule paralajmëron se zgjedhjet e 23 qershorit po vihen në rrezik serioz.
Precedenti më i dhunshëm i ndërmarrë nga mazhoranca deklaroi PBDNJ, është tentativa për ndërprerjen para kohe të mandatit të një anëtari të KQZ-së, zgjedhur para pak muajsh.
“Ne e konsiderojmë këtë nismë si antikushtetuese, antiligjore dhe si precedent të rrezikshëm për tensionimin e situatës parazgjedhore në vend”, tha përfaqësuesi i partisë së minoritetit grek, Ligoraq Karamelo.
KQZ, hiqet anëtari i LSI-së
Largimi i Lëvizjes Socialiste për Integrim nga koalicioni qeveritar ka vendosur Komisionin Qendror të Zgjedhjeve në fokus të zhvillimeve të forta politike.
LSI-ja përfaqësohej në këtë institucion me një anëtar, si parti e koalicionit qeverisës, por me daljen e saj në opozitë, Partia Demokratike mblodhi komisionin e ligjeve për ta liruar anëtarin, me argumentin se është prishur balanca politike, që është shtylla kurrizore e proçesit zgjedhor.
Trafik ndërkombëtar droge, operacion në 5 shtete me 34 të ndaluar. 8 arreste në Shqipëri
TIRANE- Një superoperacion ndërkombëtar shtrire ne 5 shtete, krahas Shqiperise eshte finalizuar me arrestimin e 34 personave.
Ne nje konference per shtyp, Policia e Shtetit ka bere me dije se vetem ne Shqiperi jane arrestuar 8 shtetas, te akuzuar si pjese e një rrjeti të trafikut të drogës dhe prostitucionit në disa shtete të Bashkimit Europian.
Ne pranga jane vene shtetasit Sokol Tafani, Besnik Lleshi, Festim Hoxha, Hygert Allko, Rezart Jaho, Brunild Ramaj, Altin Poda dhe Bledar Shabani.
PANORAMA
Gratë e PDIU: I drejtohemi dhembshurisë së grave shqiptare ndaj genocidit mbi Çamërinë
TIRANË - Forumi i grave të Partisë Drejtësi dhe Integrim me anë të një konference për shtyp mbështet protestën kundër zvarritjes së pajustifikueshme të miratimit të rezolutës për zgjidhjen e çështjes çame, që do të mbahet ditën e enjte para parlamentit të Shqipërisë.
Tërhiqet PS, pronat e lëna peng në bankë shiten me 30% të vlerës
Socialistët ndryshojnë qëndrim dhe vendosin që të votojnë pro propozimit të Ministrisë së Drejtësisë për të ulur me 50 për qind vlerën e kolateralit që kredimarrësit lënë peng për kreditë e marra në banka.
Rikonfigurimi i KQZ-së, mblidhet komisioni i ligjeve. Rama: Prekja e KQZ, tregon panikun që ka mbërthyer Saliun
Ndërsa pritet mbledhja e Komisionit të Ligjeve ku do të diskutohet konfigurimi i ri i KQZ pas largimit të LSI-së nga qeveria, kryesocialisti Edi Rama i ka cilësuar antikushtetuese përpjekjet për ndryshim.
“Prekja e KQZ me dhunë antikushtetuese tregon se ç’regjim do shporrim në 23 qershor e çfarë paniku e ka mbërthyer Saliun në vetminë e madhe!
Asgjë s’e shpëton pushtetin e partisë familjare të Saliut,prekja e KQZ rrënon ende më shumë institucionin e zgjedhjeve dhe imazhin e vendit!”, ka shkruar Rama në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Tëitter.
VAZHDON SEANCA KUNDËR LIMAJT
(E plotësuar) Ka filluar pjesa e dytë e seancës.
Prokurori është duke vazhduar me leximin e aktakuzës.
Përfundon pjesa e parë
Protestë kundër dhunës së policisë
Gazetarë nga të gjitha mediat, analistë, drejtues të organizatave jo qeveritare, deputetë dhe qytetarë protestuan në afërsi të Kryeministrisë pas dhunimit të operatorit të Top Channel Gent Ballta nga zëvendësdrejtori i Policisë së Tiranës, Erzen Breçani.
Pak përpara nisjes së protestës vetë Erzen Breçani, tashmë i pezulluar nga detyra, ka qëndruar për pak minuta në vendin ku do të protestohej duke shtrënguar duart me operatorët dhe gazetarët. Ndoshta si një shenjë pendese apo intimidimi ndaj njerëzve të medias.
LSI në opozitë, PR kërkon anëtarin e saj në KQZ
TIRANE- Pas largimit të LSI-së nga maxhoranca qeverisëse Partia Republikane, tashmë si forcë e dytë në maxhorancë, i ka nisur një kërkesë Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve kukërkon që ajo të ketë anëtarin e saj në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve.
Nëkryetari i Partisë Republikane, Arjan Madhi, i cili, duke folur për News 24 tha se PR tashmë ka gjithë të drejtën për të patur një anëtarë në KQZ, pasi në të kundërt do të prisheshin balancat në këtë Komision, duke vështirësuar punën e tij.
SHBA-të zbutin tonet me Shqipërinë e vitit 1973, Tirana hesht