Rikonfigurimi i KQZ-së, mblidhet komisioni i ligjeve. Rama: Prekja e KQZ, tregon panikun që ka mbërthyer Saliun

Postuar në 10 Prill, 2013 07:36

 

Ndërsa pritet mbledhja e Komisionit të Ligjeve ku do të diskutohet konfigurimi i ri i KQZ pas largimit të LSI-së nga qeveria, kryesocialisti Edi Rama i ka cilësuar  antikushtetuese përpjekjet për ndryshim.

“Prekja e KQZ me dhunë antikushtetuese tregon se ç’regjim do shporrim në 23 qershor e çfarë paniku e ka mbërthyer Saliun në vetminë e madhe!

Asgjë s’e shpëton pushtetin e partisë familjare të Saliut,prekja e KQZ rrënon ende më shumë institucionin e zgjedhjeve dhe imazhin e vendit!”, ka shkruar Rama në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Tëitter.

Ndërkohë mbledhja e Komisionit të Ligjeve vjen pas kërkesës së Partisë Republikane për kalimin e anëtarit të KQZ nga LSI-ja te kjo forcë politike, si partia e dytë e mazhorancës.

 

 

SHQIP

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.