Arkiv-Lajme të përditësuara

Komisar Breçani, presion operatorit të Top Channel në zyrat e SHKB-së

Postuar në 08 Prill, 2013 15:41

 

Një skandal tjetër ka pasuar sjelljen e papërgjegjshme të komisar Erzen Breçanit ndaj operatorit të Top Channel. Ndërsa ai ka qenë sot të denonconte komisarin dhe dhunën e tij mbi operatorin në zyrat e Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm të Policisë (SHKB), dikush nga ky institucion ka njoftuar Breçanin për denoncimin.

Ndërkohë që operatori ka qenë duke bërë denoncimin, është hapur dera dhe Komisar Breçani ka hyrë brenda duke pyetur operatorin pse ndodhej aty.

-Ke ardhë të bësh denoncimin, i tha në mënyrë kërcënuese.

Operatori i është përgjigjur me “Po”.

Bujqësia e braktisur nga bankat

Postuar në 08 Prill, 2013 15:40

Kreditimi i ulët në bujqësi vështirëson punën e fermerëve duke mos i lejuar ata të kryejnë investime në këtë sektor. 

Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, viti 2012 është mbyllur me një portofol kredie prej 56 milionë dollarësh, ose 1.5 për qind e kredisë së dhënë për ekonominë e vendit në total, prej 4 miliardë dollarësh. 

“Kjo nuk mjafton, shkak janë besueshmëria pasi bujqësia ka ritëm më të ngadaltë të kthimit të vlerës së investimit krahasuar me të gjithë sektorët e tjerë, kolaterali”, ka thënë Ndoc Faslia, zv.ministër i Bujqësisë. 

Tiranë, nis Kampionati Europian i Peshëngritjes

Postuar në 08 Prill, 2013 09:55

 

TIRANE- Ka nisur sot në Tiranë në ambjentet e  Pallatit të Sporti “Asllan Rus” Kampionati Europian i Peshëngritjes, i cili vjen për herë të parë në Shqipëri.

Në çelje të ëtij aktiviteti historik për vendin tonë, ministri i sapoemëruar i Kulturës, Visar Zhiti, uroi që “Fair Paly” të jetë imazhi i këtij Kampionati, ndërsa në aspektin organizativ, ai tha se është një sfidë për Shqipërinë.

”Janë marrë të gjitha masat për një kampionat të denjë, me ndihmën e Federatës Shqiptare dhe asaj Europiane, si dhe Ministrisë së Sporteve.”- tha Zhiti.

Koalicionet negociatat e fundit të Topit, Dules dhe Spahiut

Postuar në 08 Prill, 2013 09:54

 

Rama: P/rezolutë alternative për çështjen came. Koha e nacionalizmave, e shkuar

Postuar në 08 Prill, 2013 09:53

 

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama, ka deklaruar sot se i duhet dhënë fund një heshtjeje hipokrite për çështjen çame, sikurse i duhet dhënë fund edhe qasjeve të nacionalizmit primitiv. Në një deklaratë për mediat, kryesocialisti Rama ka folur për çështjen çame dhe përfshirjen e saj në programin për rilindje të kësaj force politike.

Berisha: Takova mikun e madh të Shqipërisë, Aliyev. Më premtoi mbështetje për gazsjellësin TAP

Postuar në 08 Prill, 2013 09:52

 

Edhe pse ai është një autokrat i Lindjes, emri i të cilit doli së fundmi në listat e udhëheqësve që transferojnë miliarda nëpër streha fiskale, nga Sali Berisha ai cilësohet si një mik i madh i shqiptarëve.

Bëhet fjalë për presidentin e Azerbajxhanit, Ilham Aliyev.

Kryeministri Sali Berisha ndodhet për vizitë në Baku dhe ka takuar mikun e tij personal.

Vazhdojnë shkarkimet në Fierzë

Postuar në 08 Prill, 2013 09:50

Koorporata Elektroenergjetike Shqiptare vazhdon shkarkimet e ujit në hidrocentralet e Fierzës, Komanit dhe Vaut të Dejës, të nisura që në orën 17:00 të ditës së shtunë, për shkak të tejmbushjes dhe reshjeve masive të ditëve të fundit.

Ligjet, PS: Duhet debat profesional për Kodet

Postuar në 08 Prill, 2013 03:29

 

TIRANE- Debat profesional për Kodin Civil dhe atë të Precedurës Civile ka kerkuar opozita ne Komisionin e Ligjeve.

Ne mbledhjen e sotme, deputeti socialist, Fatmir Xhafaj ka thene se shumica i ka kaluar kodet pa debat, nderkohe qe theksoi se opozita eshte e interesuar te jape kontributin e saj real, pasi kodet jane shume te rendesishme.

Përmbytje në Shkodër, 5000 ha tokë nën ujë. Gjendje emergjence në Obot

Postuar në 08 Prill, 2013 03:28

 

Janë kthyer përmbytjet në zonën e Shkodrës ku mbi 5 mijë hektarë tokë janë nën ujë për shkak të shkarkimeve të hidrocentraleve në kaskadën e Drinit. 

Deri më tani është bllokuar rruga Shkodër Velipojë nga niveli i lartë i ujit, ndërkohë që aksi tjetër, Shkodër-Dajç është i pakalueshëm. 

Gjatë natës ka patur edhe shkarkime të shumta nga hidrocentrali i Vaut të Dejës, të cilat arritën deri në 1300 m3/sek.  Gjithashtu, ditën e djeshme ka patur edhe shkarkime nga hidrocentrali i Fierzës. 

Rezoluta çame, Idrizi: Parlamenti të mos ndikohet nga presioni i Greqisë

Postuar në 08 Prill, 2013 03:24

 

Kreu i Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi,i  bëri apel parlamentit shqiptar që të votoj rezolutën Çame pavarësisht presionit  të Greqisë. Deklarata e Idrizit është bërë pas

takimit  të zhvilluar me një nga  relatorët  e Rezolutës Çame, deputetin Qemal Minxhozi. Në takim ka munguar relatori i partisë Demokratike Fatbardh Kadilli, i cili ka lajmëruar se për shkak të problemeve shëndetësore ka qenë i detyruar të mungojë në takim.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara