Vazhdojnë shkarkimet në Fierzë

Koorporata Elektroenergjetike Shqiptare vazhdon shkarkimet e ujit në hidrocentralet e Fierzës, Komanit dhe Vaut të Dejës, të nisura që në orën 17:00 të ditës së shtunë, për shkak të tejmbushjes dhe reshjeve masive të ditëve të fundit.
Sipas të dhënave më të fundit të KESH, vazhdon të ndiqet me shqetësim situata në liqenin e Fierzës, i cili ka mbledhur rezerva ujore në nivelin alarmant të 296.41 metrave mbi nivelin e detit. Sipas KESH, prurjet në basenin e Fierzës janë në nivelin 640 m3/s ndërsa shkarkimet kanë arritur në 200 m3 për sekondë. Hidrocentrali po punon me 4 agregatë dhe prodhon 455 Më energji.
Në hidrocentralin e Komanit, niveli i rezervës ujore ka arritur në 173.19 m. Sipas KESH, prurjet nga Fierza janë 886 m3 për sekondë ndërsa prurjet anësore 236 m3 për sekondë, ndersa shkarkimet nga porta kanë arritur në nivelin 300 m3 për sekondë. Edhe hidrocentrali i Komanit po punon me 4 agregatë ndërsa prodhimi është 500 MW. Po sipas të dhënave më të fundit të KESH, Vau i Dejës ka arritur në kuotën e 74.24 metrave dhe po punon me 5 agregatë duke prodhuar 230 Më.
Prurjet e akumuluara nga 2 hidrocentralet e tjera kanë mbërritur në 1085 m3 për sekondë, ndërsa ato anësore në 40 m3 për sekondë, kurse shkarkimet nga porta janë në nivelin 400 m3 për sekondë. Korporata Elektro Energjetike Shqiptare thotë se po monitoron situatën ndërsa sqaron se shkarkimet janë të detyrueshme. Ndonëse po përmirëson bilancin energjetik të KESH, gjendja e krijuar po shoqërohet me përmbytje të mëdha në zonën e Nënshkodrës duke shkaktuar dëme të mëdha për banorët e kësaj zone.
TOP CHANNEL
Add new comment