Ligjet, PS: Duhet debat profesional për Kodet

Postuar në 08 Prill, 2013 03:29

 

TIRANE- Debat profesional për Kodin Civil dhe atë të Precedurës Civile ka kerkuar opozita ne Komisionin e Ligjeve.

Ne mbledhjen e sotme, deputeti socialist, Fatmir Xhafaj ka thene se shumica i ka kaluar kodet pa debat, nderkohe qe theksoi se opozita eshte e interesuar te jape kontributin e saj real, pasi kodet jane shume te rendesishme.

“Dy kodet janë shumë të rëndësishme, por ato u kaluan nga shumica pa debat. Ne duam të japim kontributin real”- tha ai, duke shtuar se PS kerkon debat profesional per dy kodet dhe kjo kushtezon edhe voten. Sipas tij, vota ka te beje me cilesine e ligjit qe del.

Kreu i komisionit Ilir Rusmali i ka kuajtuar opozites se ka qene ajo qe ka braktisur mbledhjen e komisionit radhen e pare, nderkohe qe po vijon te mbaje peng integrimin e vendit, duke mos miratuar tre ligjet per statusin.

“Opozita është në frontin e gabuar, po pengon reformat dhe integrimin”- ka thene ai, duke theksuar me tej se kontributet janë të përbashkëta nëse ka konsensus.

 

 

 

PANORAMA

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.