Të mbijetuarit e tragjedisë së Himarës apelojnë për ndihmë. Paralajmërojnë grevë

Postuar në 09 Prill, 2013 04:25

 

ELBASAN- Të mbijetuarit nga tragjedia e Himarës, që ndodhi në 21 maj të vitit 2012, ku humbën jetën 13 studentë të Universitetit “Aleksandër Xhuvani”  dhe u plagosën 12 të tjerë, sot apelojnë për ndihmë. Nëpërmjet një deklarate për medait ata janë shprehur se kompania SIGMA nuk i ka dhënë ende dëmshpërblimin, për këtë arsye ata u bëjnë thirrje institucioneve, kryeministrit, ministrit të Drejtësisë si dhe Avokatit të Popullit të ndërhyjnë. 

“Kanë kaluar 11 muaj nga aksidenti dhe nuk kemi marrë asgjë. Kompania e sigurimeve SIGMA na detyrohet 150 milionë lekë (të reja). SIGMA nuk i plotëson detyrimet”,- kanë thënë studentët e mbijetuar të aksidentit tragjik në një deklaratë për shtyp të bërë sot paradite para Universitetit "Aleksandër Xhuvani" në Elbasan.

 

 

 

SHEKULLI

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.