FRD në 30 prill Kuvendi Kombëtar, Oketa: do vendoset për koalicionet

Postuar në 08 Prill, 2013 15:44

FRD në 30 prill do të mbledhi Kuvendin Kombëtar. Lajmi u bë i ditur nga  nënkryetari i FRD-së njëherësh deputeti i kësaj force, Gazmend Oketa nëpërmjet një deklarate për mediat bëri .  në këtë Kuvend sqaroi Oketa pritet të vendoset për koalicionet. “Kuvendi përbën ngjarjen kryesore politike të FRD, e konfirmon atë si forcë politike me rol kryesor në spektrin politik dhe procesin zgjedhor, si dhe shënon fazën përmbyllëse të të gjithë procesit të organizimit politik dhe të përcaktimit të listës së kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 23 qershorit. Pjesëmarrës në Kuvend do të jenë përfaqësues nga të gjitha degët e vendit, nga të gjitha shtresave përbërëse dhe të përfaqësuara në FRD, miq tanë politikë nga brenda dhe jashtë vendit, si dhe partnerë të rëndësishëm politikë perëndimorë. Kryesia sot diskutoi dhe zgjodhi grupet e punës për përgatitjen e Kuvendit, të cilat do të drejtohen nga Sekretari i Përgjithshëm”, tha Oketa.

 

 

 

MAPO

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.