Ylli Manjani: Doktorin nuk e mbajnë më nervat, po hakmerret politikisht ndaj LSI-së

Postuar në 09 Prill, 2013 04:19

 

Ylli Manjani, anëtar i Kryesisë së LSI-së dhe ish-ministër i Transporteve, ka akuzuar kryeministrin Berisha se nuk po e mbajnë më nervat dhe është verbuar nga hakmarrja. Ai shprehet se Berisha është duke shkelur ligjin me shkarkimet kolektive të punonjësve të LSI-së në administratë. Sipas Manjanit, përfaqësuesit politikë të LSI-së u tërhoqën, ndërsa punonjësit e thjeshtë nuk ka pse shkarkohen.

Qartësisht Doktorin nuk e mbajnë dot nervat më. Ndryshe nga sa thotë, ligji nuk zbatohet dhe hakmarrja politike është më e fortë sesa vullneti për zbatimin e ligjit. Dje me urdhër të tij personal u shkarkuan NDA-ja detyra publike një sërë nëpunësish, duke shkelur jo vetëm ligjet e shtetit shqiptar, por edhe standardin ndërkombëtar të mos pushimit kolektiv nga puna. Nxjerrja pa punë nuk është lajm i ri pasi punonjësit e administratës në tërësi kanë gjashtë muaj që ose nuk marrin rrogën ose kanë vonesa nga 4 muaj në pagesat mujore. Natyrisht kjo nuk është çështje e LSI-së, sepse ne e konsiderojmë të shenjtë zbatimin e ligjit dhe të standardeve ndërkombëtare të punësimit, por është çështje e kryeministrit dhe e raportit të tij me zbatimin e ligjit në vend. Po ju marr një shembull konkret që tregon se kryeministri është me arsye të errësuar, që nuk e le të zbatojë ligjin. Para dy muajsh, për ti dhënë mbështetje maksimale projektit më të madh të infrastrukturës së ujit në Tiranë, emëruam një specialist në krye të Drejtorisë së Përgjithshme të Ujësjellës Kanalizimeve të Shqipërisë, një specialist që ishte marrë prej 10 vitesh me përgatitjen e projektit të kanalizimeve të Tiranës. Ky specialist nuk është anëtarë dhe as ka lidhje me LSI-në, por thjesht ne donim ti jepnim mbështetje këtij projekti kur e propozuam për drejtor. Ky drejtor, jo i LSI-së u shkarkua dje dhe u zëvendësua me një militant, që ndoshta do i shërbejë Ministrit të Transporteve në zgjedhje. Do desha këtu tju shpreh dhe një fakt tjetër që, në këtë drejtori pra në DPUK-ë punonjësit e kësaj drejtorie kanë 4 muaj pa pagese këtë e them unë që kam qenë zv/ ministër, madje dhe unë vet kamë pasur probleme me pagesën deri në 4 muaj pa marrë rrogën si zëvendësministër. Kjo lëvizje e vendos praktikisht projektin më të madh të infrastrukturës në Tiranë në vështirësi serioze. Pra, ky rast dhe të tjerë që kanë ndodhur dje tregojnë që zotit kryeministër i ka filluar sindroma e të qenit në opozitë. Dhe mirë e ka se në opozitë është që sot. Më 23 qershor do konfirmohet kjo gjë”, ka thënë Manjani për “Shekullin”.

Ai është shprehur se rotacioni politik do të ndodhë me patjetër më 23 qershor, ndërsa pohoi se ata që kanë vuajtur pasojat e shkeljes së ligjit nga pushteti i sotëm, do të kenë aleat pushtetin e ardhshëm./b.l

 

 

 

TEMA

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.