Arkiv-Lajme të përditësuara
Përplasje për pr/rezolutën Çame
Partite më të mëdha politike në vend kanë hezituar për miratimin në Komisionin Parlamentar të Jashtëm, të projektrezolutës për Çamërine, depozituar nga PDIU.
Demokratët, përmes relatorit Fatbardh Kadilli, kanë kërkuar kohë për verifikimin e referencave ligjore greke dhe ndërkombetare, mbi të cilat eshte hartuar projektrezoluta, ndërsa socialistet kane kerkuar rishikim te permbajtjes se propozimeve të PDIU-së.
Rama: Nxjerrja e nxënësve në mitingje, vepër penale
TIRANE- Kreu i PS-se, Edi Rama ka theksuar sot domosdoshmerine e decentralizimit te shkolles, kthimin e dinjitetit per mesuesit dhedenimi ashper per ata qe i nxjerrin mesues e nxenes neper mitingje partie.
Duke folur ne nje tryeze me shoqërinë civile për dhunën ndaj fëmijëve, Rama tha se duhet të konsiderohet vepër penale dërgimi i fëmijëve dhe trupës mësimore në mitingje.
“Një drejtor shkolle që merr me zor fëmijët dhe i çon në miting duhet të çohet në burg për një krim” tha Rama.
Berisha mbi varrin e Ibrahim Kodra: Zoti na shpëtoftë nga Rama
DURRËS- Kryeministri i vendi Sali Berisha në vizitën e tij në Ishëm të Durrësit, është ndalur edhe tek varri ku prehet piktori shqiptar Ibrahim Kodra, ku ka bërë një lutje të pazakontë. Nga burimi zyrtare nga kryeministria, Berisha ndërsa e vlerësoi Ibrahim Kodrën si gjeniun e pikturës shqiptare, ka bërë edhe këtë koment, “erdha sot të përulem me nderimin më të madh para gjeniut të pikturës shqiptare dhe një prej piktorëve më të mëdhenj të kohës së vet, Ibrahim Kodra. Me këtë rast, gjithashtu lutja dhe urimi im: Zoti e shpëtoftë të majtën shqiptare nga piktori i dështuar Edi Rama!
Tre socialistë mbajnë “gjallë” qeverinë Berisha, LSI-ja është opozita abstenuese
BLEDAR HOTI
Berisha: Në këto zgjedhje e djathta shkon si shumicë dërrmuese
Kryeministri Sali Berisha deklaroi nga Shijaku, ku inauguroi një rrugë që lidh këtë qytet me Gjepalajn, se e djathta në këto zgjedhje është shumicë dërrmuese.
Meta: Koalicioni me PS, i natyrshëm
Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta zgjodhi mbledhjen e Komitetit Drejtues të kësaj force politike për të dhënë një qëndrim më të detajtuar, lidhur me largimin nga Qeveria dhe bashkëpunimin në zgjedhjet e 23 qershorit me Partinë Socialiste.
Gjatë fjalës së tij, Meta deklaroi se marrëveshja qeverisëse katërvjecare me Partinë Demokratike ishte një vendim i vështirë, pasi koalicioni ishte i panatyrshëm dhe i papritur, por një vendim i drejtë dhe i imponuar në interes të vendit.
Rezoluta çame debate në Komisionin e Jashtëm
TIRANE- Komisioni i Jashtem ka nisur me debate diskutimin e rezolutes çame.
Ne Komision eshte i pranishem edhe kreu i PDIU-se, Shpetim Idrizi, i cili ka theksuar se miratimi i rezolutes eshte primare per partine qe drejton, nderkohe qe rezoluta sipas tij eshte ne te miren e te dyjave vendeve per t’i dhene zgjidhje nje ceshtjeje qe ka mbetur peng prej vitesh.
Dy relatoret, Fatbardh Kadilli dhe Qemal Minxhozi kane kerkuar me shume kohe per relacionin.
Mbledhja eshte shoqeruar me debate mes kreut te PBDNJ-se, Vangjel Dule dhe kreut te PIDU-se, Idrizi.
Ne, opozitë e dialogut, jo e konfliktit politik
Haxhinasto: “Publiku dhe votuesit në masë të gjerë presin ndryshimin në 23 qershor”; “Heqja nga qeveria e TVSH-së për makineritë dhe mbështetja e biznesit ‘fason’ me subvencione, prodhime të mirëfillta të LSI-së”
Rama në Durrës: Qeveria shantazh të varfërve për votën
Gjatë prezantimit të programit të Partisë Socialiste në rrethin e Durrësit, kreu i opozitës, Edi Rama vuri theksin tek ndihma ndaj shtresave në nevojë, që sipas tij, pushteti i sotëm i sheh si zgjedhës, jo si njerëz.
Fatos Nano: Nuk kthehem në politikën partiake, por aspiroj të bëhem president
Ish- lideri i Partisë Socialiste flet për Janush Bugajskin, duke theksuar se vendit i duhet më shumë se një rotacion, i duhen liderë të rinj. Sulmon këtë mazhorancë për përqendrimin e pushteteve në një dorë dhe thotë se i duhen dhënë më shumë hapësira opozitës. Nano shpreson të bëhet president dhe është pro zgjedhjes së kreut të shtetit nga populli