Arkiv-Lajme të përditësuara

Pas Dogjanit, Gjovalin Kadeli largohet nga PS

Postuar në 03 Prill, 2013 14:40

 

UPDATE- Pas deputeti të qarkut të Kukësit, Asllan Dogjani edhe Gjovalin Kadeli, deputet në qarkun Lezhës deklaroi sot  largimin nga Partia Socialiste dhe daljen në zgjedhjet e ardhshme si kandidat i pavarur.

Kadeli deklaron se nga sot tërhiqet nga të gjitha  funksionet që ka mbajtur në Partinë Socialiste. Largimi Kadellit vjen vetëm pak kohë pasi LSI pranoi ftesën e Partisë Socialiste për koalicion parazgjedhor.

Shkodër, FNSH-ja kontrolle në prag të fushatës

Postuar në 03 Prill, 2013 14:39

 

Tre grupe të FNSH-së, nga Tirana në bashkëpunim me policinë e Shkodrës kanë bërë të mundur bllokimin e dhjetra automjeteve me xhama të zinj. 

Postblloqet e lëvizshme me efektiva të policisë speciale dhe forcave të rendit u angazhuan në bazë të një plani masash për parandalimin e krimit në prag të fushatës elektorale. Postblloqet u vendosën në kryqëzimet kryesore dhe hyrje-daljet e Shkodrës. 

Rama: Ardhja sot e LSI-së në koalicion nuk është fundi, po vazhdimi i një historie të re

Postuar në 03 Prill, 2013 14:37

 

Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka reaguar në blogun e tij për koalicionin e ri me LSI-në dhe reagimet e ditëve të fundit për këtë bashkim. Rama shprehet se i mirëkupton të gjithë ata që shprehin rezerva dhe kanë reaguar për këtë bashkëpunim, por e ka për detyrë ndaj tyre, ndaj Partisë Socialiste dhe këtij vendi, që ta shoh ndryshe 23 qershorin.

Më poshtë letra e plotë e Ramës:

 

“Të dashur miq,

 

Meta: 21 janari? Me të le të merren historianët dhe arkeologët, unë jam politikan

Postuar në 03 Prill, 2013 14:36

 

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, gjatë konferencës për shtyp ku shpalli divorcin me Partinë Demokratike, komentoi edhe çështjen e 21 janarit. Meta tha se me këtë gjë do merren historianët dhe arkeologët.

“Ne dhe të gjithë shqiptarët presim të hedhim një hap më përpara drejt procesit të integrimit evropian.

Me të kaluarën le të merren historianët, analistët dhe arkeologët. Unë jam politikan dhe besoj se vendi ka nevojë për një ekuilibër politik,” tha Meta.

Ministrat e rinj pas largimit të LSI-së

Postuar në 03 Prill, 2013 14:35

Zbardhen emrat që kryeministri Berisha pritet t’i dorëzojë Presidentit të Republikës, Bujar Nishani për të mbushur vendet e lëna bosh në kabinetin qeveritar pas largimit të LSI-së dhe pozicionimit të saj në opozitë. 

Aldo Bumçi, aktualisht Ministër Kulture pritet të propozohet për postin e Ministrit të Jashtëm, ndërsa për vendin e lënë bosh në Ministrinë e Kulturës propozohet emri i shkrimtarit Visar Zhiti. 

Avokatët refuzojnë mbrojtjen e Dajtit, Krimet e Rënda njoftojnë Presidentin dhe KLD-në

Postuar në 03 Prill, 2013 09:00

 

Gjykata e Krimeve te Renda ka njoftuar sot presidentin e Republikes, njeheresh kreun e Keshillit te Larte te Drejtesise duke kerkuar nderhyrje per gjyqin ndaj Dritan Dajtit, akuzuar per vrasjen e kater policeve gjate operacionit per ndalimin e tij ne Durres.

Seanca e radhes ne ngarkim te tij deshtoi serish, pasi nuk u paraqiten avokatet e perzgedhur si mbrojtes te tij.

Shkodër, shtohen përmbytjet, 3500 hektarë nën ujë

Postuar në 03 Prill, 2013 08:58

 

Dalja nga shtrati e Liqenit të Shkodrës ka shkaktuar ripërmbytjen e pedonales, lagjes Livadh dhe Shtëpisë së Mushkonjave. 

Gjithashtu e njëjta situatë paraqitet dhe në fshatin Obot ku prej javësh rezultojnë banesa të izoluara nga uji. Për shkak të reshjeve të shumta të shiut dhe shkarkimeve nga HEC-i i Vaut të Dejës, edhe ditën e sotme është rritur niveli i ujit duke sjellë izolimin e 270 banesave. 

Niveli i ujit në fshatin Obot dhe Dajç ka arritur rreth 1 metër. 

Mediu: Dalja e LSI-së moment reflektimi për PD-në

Postuar në 03 Prill, 2013 08:57

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu,  e konsideron moment reflektimi për Partinë Demokratike daljen e Lëvizjes Socialiste për Integrim nga koalicioni qeverisës.  Deklaratën Mediu e bëri gjatë një  aktivi të degës së Tiranës të PR-së, në një takim me drejtuesit e strukturave lokale të qytetit.

Kryesia e LSI mblidhet sot për t’i kthyer përgjigje Ramës

Postuar në 03 Prill, 2013 08:56

 

Lëvizja Socialiste për Integrim pritet të vendosë sot në lidhje me ftesën zyrtare që i bëri një ditë më parë kreu i PS-së Edi Rama për një koalicion parazgjedhor, të cilin sipas gjasave pritet ta pranojë çka do të thotë edhe tërheqjen e ministrave të vet nga qeveria Berisha.

Kryesia e LSI do të mblidhet pasditen e sotme në orën 17:00, ndërsa në fund të mbledhjes pritet të ketë edhe një deklaratë të kësaj force politike.

Berisha, fjalim blic në qeveri: Miratojmë ndërtimin e xhamisë së madhe në Tiranë

Postuar në 03 Prill, 2013 08:55

 

Nuk ka ndodhur ndonjëherë që në një mbledhje qeverie kryeministri Sali Berisha të flasë kaq pak.

Duket se largimi i Lëvizjes Socialiste për Integrim ka bërë efektin e saj.

Kryeministri Sali Berisha ka deklaruar në fillim të mbledhjes së qeverisë se do merret vendimi për ndërtimin e xhamisë së re në Tiranë.

Berisha tha se ndërtimi i kësaj xhamie është penguar nga paraardhësi i Lulzim Bashës, Edi Rama.

Berisha tha se Rama e ka bllokuar për 11 vite ndërtimin e xhamisë.

Kryeministri tha se xhamia e re do jetë më e madhja në Shqipëri.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara