Arkiv-Lajme të përditësuara
Lugina e Preshevës kundërpërgjigjet, shpall "Autonominë e Luginës"
PRESHEVË - Një ditë para takimit të kryeministrit kosovar, Hashim Thaçi dhe homologut të tij serb, Ivica Daçiç në Bruksel për të nënshkruar “Autonominë serbe” në veri të Kosovë, liderët e Luginës nuk kanë qëndruar duarkryq dhe kanë menduar seriozisht për të ardhmen e popullsisë në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.
Berisha opozitës: Votoni tre ligjet si akt pendese për të gjitha bllokimet në Parlament.
Kryesia e PS do diskutojë aleancën me LSI. Majko: Kam zgjedhur koalicionin e 21 janarit, jo atë të 1 prillit
Ndërkohë që zërat nga të majtët europianë po shtohen që Partia Socialiste të bashkëpunojë në këto zgjedhje me Lëvizjen Socialiste për Integrim, mësohet se kryesia e PS do të diskutojë të martën për këtë çështje.
Por ndërsa aleanca PS- LSI ka shkaktuar shumë trazim në rrjetet sociale, deputeti Pandeli Majko, ish- kryeministër i PS, në një status në Facebook shkruan se ai ka zgjedhur koalicionin e 21 janarit, jo atë të 1 prillit. Nuk dihet se çfarë nënkupton Majko me këtë, por ai thekson se 2 prilli është një ditë e bukur për t’u vrarë.
Ilir Meta del nga Qeveria?!
Këto 4 ditët e fundit po flitet gjithnjë e më shumë për një largim të Lëvizjes Socialiste për Integrim nga koalicioni qeveritar me Partinë Demokratike dhe bashkimin e saj me Partinë Socialiste në një koalicion opozitar.
Askush nuk e konfirmon zyrtarisht kete opsion, por çdo detaj i dukshem dhe me pak i dukshem po provon gjate ketyre diteve se ky opsion eshte real dhe nuk ka lidhje me 1 prillin, diten e njohur si dita e genjeshtrave.
Dekretet e Nishanit, sot prova në Kuvend
Partitë e koalicionit qeverisës, PD dhe LSI, do të vendosen sot sërish përpara provës për votimin e tri dekreteve, Xhezair Zaganjori për në Gjykatën e Lartë dhe Gani Dizdari e Besnik Imeraj në Kushtetuese.
Begzim Isa akuzohet për trafik fëmijësh, familjarët: Djali ynë është i pafajshëm
Familjarët e Begzim Isës, i cili është arrestuar për rrëmbimin e fëmijëve, kanë protestuar sot para gjykatës, duke thënë e gjitha kjo është një inskenim i policisë së Kukësit. Begzim Isa studion në Kosovë dhe dyshohet se bën pjesë në një bandë të trafikimit të fëmijëve, ku dje është arrestuar pasi në shtëpinë e tij, iu gjet një fëmijë 8 vjeç, të cilin prindërit e të miturit e kishin denoncuar në polici si të zhdukur.
Nëna e Begzimit, Shpresa Isa, shprehet se djali i saj ka qenë në gjumë kur e ka arrestuar policia, ndërsa 7-vjeçari në banesën e prindërve të tij.
Krerët e LSI-së refuzojnë të komentojnë apelet e PSE
REPORTAZHI/ Valbona Begu denoncoi dhunën në familje, policia e ktheu në shtëpi tek babai vrasës
Valbona Begu, vajza e ekzekutuar nga babai i saj, ndoshta do të ishte gjallë nëse policia nuk do e kishte kthyer në shtëpinë ku edhe gjeti vdekjen.
19-vjeçaria mëngjesin e së martës është paraqitur në komisiariatin e Policisë së Lezhës ku dhe ka denoncuar dhunën e ushtruar ndaj saj nga njerëzit e shtëpisë.
Në denoncimin e bërë në Policinë e Lezhës, Valbona ka kërkuar mbrojtjen e strukturave të policisë pasi dhunohej nga babai i saj. Sipas denoncimit të bërë, mësohet se Valbona ka kërkuar një mbrojtje dhe një strehë për të qëndruar.
KALKULIMET E KRASNIQIT
Jakup Krasniqi nuk ka bërë asnjë lëvizje në PDK, prej pesë javësh kur deklaroi se nuk e pranon postin e anëtarit të Kryesisë. Burime të Express kanë thënë se ai po e pret përfundimin e procesit gjyqësor ndaj Fatmir Limajt për të sqaruar edhe pozicionin partiak. Në PDK thonë se pavarësisht deklarimeve të Krasniqit, ai nuk do të zëvendësohet në Kryesi ku është emëruar javë më parë.
Tërhiqet “dëshmitari okular” i vrasjes së kryekomisarit Lamaj
TIRANE – Dëshmitari okular dhe kryesor i vrasjes së kryekomisarit Dritan Lamaj është tërhequr nga dhënia e çdo shpjegimi në lidhje me ngjarjen e rëndë të 24 shkurtit 2013 në Tiranë. Burime nga hetimi i atentatit ndaj zyrtarit të Policisë kanë thënë se publikimi i të dhënave në lidhje me personin që u ndodh rastësisht në skenën e krimit, e ka ekspozuar së tepërmi personin në fjalë. Ekspozimi ka qenë i tillë, saqë përfaqësues të biznesmenit të dyshuar për vrasjen e Lamajt, e kanë kontaktuar dëshmitarin pak ditë pas ngjarjes dhe e kanë pyetur “çfarë ke parë ti atë natë”.