Arkiv-Lajme të përditësuara

Nasip Naço: LSI, jo patericë e njërës palë dhe karburant i tjetrës

Postuar në 30 Mars, 2013 07:12

 

Largime nga PD-ja në Shkodër dhe Korçë. Bashkohen me PS-në

Postuar në 30 Mars, 2013 07:11

 

 

 

Largimet 

Lesi - Nikollë Lesi, kryetari i Lidhjes Demokristiane, nuk do të marrë pjesë sot në Konventën e PD-së dhe kërcënon largimin nga mazhoranca

Lici - Një nga personazhet e njohur antikomunistë të Shkodrës, Mustafë Lici, ka braktisur mazhorancën dhe është bashkuar me koalicionin e PS-së

Korçë - Dy këshilltarët e djathtë, Allbert Nika dhe Ilir Bajlozi, kanë votuar buxhetin e bashkisë dhe kanë shpallur largimin nga mazhoranca

 

Pëllumb Xhufi:Historia duhet të rishikohet. Peticioni nuk m’u ofrua,por nuk do e kisha nënshkruar

Postuar në 30 Mars, 2013 07:09

 

“Nuk do ta kisha nënshkruar  edhe sikur të më ishte ofruar”. Kështu shprehet  historiani Pëllumb Xhufi në lidhje me peticionin  kundër ndryshimit të teksteve  të historisë  në Kosovë, me kërkesë të qeverisë turke.

Vasili: Parlamenti po përdoret për qëllime elektorale

Postuar në 30 Mars, 2013 07:08

Petrit Vasili, zëvendëskryetar i LSI-së, theksoi në një dalje për mediat se Parlamenti “po shpërdorohet për qëllime elektorale”. 

“Po shohim një shpërdorim të sallës së parlamentit për qëllime elektorale. Kuvendi është bërë si studio televizive ku zhvillohen debate që nuk kanë lidhje me detyrën e deputetëve. Shpenzohen orë e orë të tëra me debate elektorale në vend që të diskutohen projektligjet e rëndësishme dhe legjislacioni që duhet përmirësuar”, u shpreh Vasili.

Pranga tre tropojanëve, vranë 17-vjeçarin, pse “i pa shtrembër”

Postuar në 30 Mars, 2013 03:11

 

Gjenden shëndoshë e mirë dy peshkatarët vlonjat, shpëtohen nga kroçera greke

Postuar në 30 Mars, 2013 03:08

 

Merr fund ankthi i familjarëve të dy peshkatarëve të zhdukur dje në ujërat e Jonit. Mëngjesin e sotëm, Gëzim Bashllari dhe Fatmir Ismailaj janë gjetur nga kroçera greke “Costa Voyager ” rreth 10 milje larg qytetit bregdetar të Durrësit. Kapiteni i kroçerës, ka njoftuar menjëherë Kapitanerinë e Durrësit dhe më pas ekuipazhi i anijes i ka dhënë ndihmën e parë dy të rinjve, gjendja shëndetësore e të cilëve mësohet të jetë e mirë.

Tmerr në Kamzë, nëna e sëmurë helmon të bijën 18- vjeçare me fostoksinë, vuante nga sindroma Daun

Postuar në 30 Mars, 2013 03:07

 

Një grua 45- vjeçare, nënë e tre fëmijëve, ka ndërmarrë një akt të tmerrshëm ditën e sotme. Ajo ka tentuar që të helmojë me fostoksinë të bijën 18- vjeçare, që vuante nga sindroma Daun.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Kamzë.

Por pasi ka helmuar të bijën, nëna ka tentuar që t’i japë fund jetës.

Ka dyshime se nëna vuante nga një sëmundje e pashërueshme dhe në gjendje depresive e ka ndërmarrë aktin e rëndë.

Për fat të mirë të dyja janë jashtë rrezikut për jetën.

/ep

   TEMA

SHUMICA E SERBËVE DUAN MARRËVESHJE ME PRISHTINËN

Postuar në 30 Mars, 2013 03:05

 

Më shumë se 60% e qytetarëve të Serbisë konsiderojnë se marrëveshja e Beogradit me Prishtinën duhet arritur me çdo çmim ose me koncesione minimale. Këto rezultate janë bërë të ditura sot nga prezantimi i një hulumtimi që ka bërë agjencia Faktor plus.

U tha se rezultatet e këtij hulumtimi kanë dal nga anketimi që është bërë me 1260 në fund të marsit, nga i cili 24 % e qytetarëve serb konsiderojnë se marrëveshjen duhet arritur me çdo çmim pasi vetëm ashtu Serbia mund të ecë përpara, përderisa 38% mendojë se marrëveshja duhet arritur me koncesione minimale.

KRYESORET VENDI KOSOVA RAJONI BOTA SPORT SHOW BIZ LIFESTYLE VIDEO “Ngrirja” e marrëdhënieve me PE-në

Postuar në 30 Mars, 2013 03:03

Përveç lënies pas dore të reformave për integrimin, situata parazgjedhore ka “ngrirë” edhe marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Parlamentit Europian. Shtyrjes këto vitet e fundit të rezolutave dhe takimeve ndërparlamentare, i shtohet edhe humbja e dy takimeve vjetore. 

MARCA: Shqipëria, një nga 5 “ëndërrimtaret”

Postuar në 29 Mars, 2013 14:53

 

E përditshmja spanjolle “Marca” e cilëson ekipin përfaqësues kuqezi, si një nga 5 skuadrat që i ka befasuar të gjithë, me ecurinë e saj në eliminatoret, Brazil 2014.

Në një shkrim të saj sot, “Marca” thotë se Shqipëria, Panamaja, Etiopia, Uzbekistani dhe Islanda janë skuadra që i kanë befasuar të gjithë në këto eliminatore, të cilat, ashtu si asnjëherë tjetër më parë, mund të jenë në gjendje të marrin pjesë në kompeticionin më të madh të futbollit në botë.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara